BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Qëndrimi ndaj pandemisë dhe protestat raciale zhysin Trump, Biden fiton terren për presidencialet

Qëndrimi ndaj pandemisë dhe protestat raciale zhysin Trump, Biden

Rreth 5 muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 3 nëntor, kandidati demokrat Joe Biden, figuron të jetë në krye të sondazheve kundrejt shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili me sa duket po paguan pasojat e pandemisë dhe protestave raciale në vend.

Në bazë të faqes së statistikave, “RealClearPolitics”, ish-zëvendëspresidenti është përpara me 7 pikë kundrejt Donald Trump, me 49.3% të preferencave të zgjedhësve.

Sondazhi i fundit është i “Cnn”, që e nxjerr Biden me 51% të preferencave, 10 pikë në avantazh nga Trump. Në prill, diferenca ishte vetëm me 5 pikë.