BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Qeveria e Italisë miraton reformat madhore të mirëqenies sociale

Qeveria e Italisë miraton reformat madhore të mirëqenies sociale

Qeveria italiane miratoi të enjten reformat parësore të sistemit të mirëqenies dhe pensioneve, premtime kryesore zgjedhore të Lëvizjes “5-Yje” dhe partisë së të djathtës radikale Lega, rregullacionin madhor të shtetit të mirëqenies në vend, të cilat janë refuzuar nga Bashkimi Evropian për shpenzime të ekzagjeruara dhe rrezik për limitet e borxhit publik. Reformat që sigurojnë të ardhura bazë për të varfrit dhe lejojnë njerëzit të dalin në pension më herët, janë pjesë qendrore e buxhetit ekspansionist të qeverisë 2019 për çka kritikët thonë se janë të paqëndrueshme. “Këto janë dy masa shumë të rëndësishme dhe kjo qeveri është krenare që arriti t’i votojë sot”, u tha gazetarëve kryeministri Giuseppe Conte, pasi qeveria i nënshkroi. "Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi", tha kreu i partisë, Luigi Di Maio, ndërsa u zotua për themelimin e një shteti të ri të mirëqenies sociale në Itali. Nevoja për një skemë të mbështetjes së të ardhurave, e quajtur “të ardhurat e qytetarëve”, ka qenë një betejë e “5-Yjeve” që nga themelimi i saj një dekadë më parë, dhe vendosmëria e saj është forcuar pasi nivelet e varfërisë janë rritur në shifra rekord në vitet e fundit. “Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi”, tha kreu 5-Yjeve, Luigi Di Maio. “Ne kemi themeluar një shtet të ri të mirëqenies në Itali”, shtoi ai.

780 euro në muaj për çdo të papunë

Shteti italian do të japë mbështetje financiare deri në 780 euro në muaj për çdo person beqar që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash. Një familje me dy prindër dhe një fëmijë do të marrë ndihmë sociale deri në 1,080 euro, kurse një familje me dy të rritur e tre fëmijë do të marrë deri në 1,280 euro. Paketa tani duhet të miratohet nga parlamenti brenda dy muajsh. Ajo siguron mbështetje financiare për të varfrit dhe u lejon qytetarëve të dalin më herët në pension. Lëvizja Pesë Yjet ka bërë thirrje vazhdimisht për miratimin e një pakete të tillë ndihme. Paketa pritet t’i kushtojë qeverisë 7 miliardë euro. Individët që kanë kursime prej mbi 6000 eurosh nuk do të përfitojnë nga kjo skemë. Qeveria bazoi iniciativën e saj në statistikat që tregonin se italianët në varfëri absolute, që nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë një shportë mallrash dhe shërbimesh bazë, u rritën në numrin 5.1 milionë në 2017, një rritje më shumë se trefish në një dekadë. Përqindja më e madhe jetojnë në rajonet jugore, të cilat ishin themeli i mbështetjes elektorale për 5-Yjeve në zgjedhjet e qershorit, si partia më e madhe e Italisë me rreth 32 përqind të votave.

Lega mbron reformën e pensioneve

Ndërsa lega e zv. kryemisnitrit Salvini ishte iniciatore e reformës së  pensioneve, duke kërkuar anullimin e ligjit të kontestuar të 2011 për ngritjen e ashpër të moshës së pensionit në 67 vjeç. Sipas rregullave të reja të miratuara dje italianët mund të dalin në pension të plotë në moshën 62 vjeçare nëse kanë dhënë kontribute për 38 vjet. “Jam shumë i lumtur që i kemi kthyer fjalët në fakte”, tha Matteo Salvini, duke folur përkrah kryeministrit Conte dhe Luigi Di Maio, duke shtuar se shpreson se do të qeveris vendin edhe për 10 vjet. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga prilli për punonjësit e sektorit privat dhe nga gushti për administratën publike. Reforma e pensioneve në vitin 2011 u kalua në kulmin e krizës ekonomike dhe ishte një zhgënjim madhor për qindra mijëra italianë që kishin braktisur punën për të dalë në pension herët, por mbetën disa vjet të bllokuar edhe pa punë edhe pa pension. Qeveria tha se rregullat e reja i japin fund gjendjes së tyre pa zgjidhje, si dhe do të lejojnë që më të vjetrit e më të pamotivuarit të lirojnë vendet e punës për të rinjtë e të papunësuarit./Andi LAMKO