Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria gjermane: Gati në rast se Ballkani mbyll kufijtë për emigrantët

Qeveria gjermane: Gati në rast se Ballkani mbyll kufijtë për emigrantët

Postuar: 10/11/2015 - 11:16

Media gjermane vazhdon t’i kushtojë rëndësi fluksit të refugjatëve.  “Qeveria gjermane po përgatitet në rast se Ballkani vendos t’i mbyllë kufijtë e tyre. Mbyllja e kufijve do të shkaktojë panik dhe kaos për refugjatët dhe rritjen e numrit të kalimeve të paligjshme të kufirit, shkruan e përditshmja “Welt am Sonntag”.
 
“Periudha e kalimit të refugjatëve në vende të veçanta po bëhet më e shkurtër dhe vendet e rrugës ballkanike mund t’i mbyllin kufijtë”, citon Welt am Sonntag.
Në rast se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk ndihmojnë, kjo mund të çojë në një “përkeqësim dramatik të situatës humanitare” dhe rezultat i kësaj situate do të ishte rritja e pakontrolluar e kalimeve ilegale, paralajmëron dokumenti gjerman.
 
Raporti nga shërbimet gjermane të sigurisë gjithashtu parashikon rritje të valës së refugjatëve nga Siria.
Gazeta në të njëjtën edicionin shkruan se Agjencia e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Kufirit – Frontex, qysh në pranverë të këtij viti ka paralajmëruar
 
Qeverinë gjermane për një eksod të mundshëm të refugjatëve në Evropë.
Paralajmërime me përmbajtje të ngjashme në Gjermani ka dërguar edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, duke paralajmëruar një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm nga Kosova.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 07:30

Gjermania ka dëbuar dje dy diplomatë të ambasadës ruse, teksa prokurori shtetëror nisi hetimet pë

Postuar: 04/12/2019 - 19:46

Shkencëtarët kinezë garojnë të krijojnë ‘Super-derrat’ mutantë, të cilët rriten më

Postuar: 04/12/2019 - 19:33

Ka nisur së fundmi të shpërndahen në media foto të tankeve ruse robot Uran-9 në Siri, të cilat

Postuar: 04/12/2019 - 19:04

Gjykata më e lartë e BE ka refuzuar sot kërkesën e prodhuesve italianë të uthullës nga Modena p

Postuar: 04/12/2019 - 18:39

Skuadrat e bombave në Madrid kryen ost një shpërthim të kontrolluar të një granate mësimore që

Postuar: 04/12/2019 - 18:20

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe