BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Bota

Qeveria italiane në udhëkryq, Matteo Renzi largon ministrat nga ekzekutivi, vendi rrezikon zgjedhje të reja

Qeveria italiane në udhëkryq, Matteo Renzi largon ministrat nga

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi njoftoi ditën e djeshme qëllimin e tij për të tërhequr partinë e tij qendrore nga koalicioni qeverisës. “Për të dhënë dorëheqjen ju duhet guxim dhe një ndjenjë përgjegjësie. Kriza nuk është hapur nga ne, ajo ishte e hapur prej muajsh. Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t'i fshehim ato”, ka deklaruar ai. Kjo lëvizje e ndërmarrë prej tij, në të vërtetë e çon Italinë në një situatë aspak të favorshme dhe e zhyt në një kaos politik, aq më tepër në kohën kur vendi është më shumë se i dërrmuar nga lufta me dëmet e shkaktuara nga pandemia dhe kur infektimet dhe rastet aktive të të infektuarve janë shumë të larta. Në një konferencë për shtyp të paralajmëruar, nën pjesëmarrjen e lartë të përfaqësuesve të mediave, ish kryeministri Renzi tha se dy ministra nga partia e tij, Italia Viva do të jepnin dorëheqjen. Në të vërtetë, Renzi i cili është kryetar i një partie të vogël të qendrës, kishte kërcënuar edhe më parë me dorëheqje nga qeveria. Mbështetja nga partia e Renzi-t ishte kritike për mbijetesën e koalicionit të udhëhequr nga lëvizja anti-themeluese Pesë Yjet dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë. Më parë gjatë ditës, Kryeministri Giuseppe Conte tha se ai shpresonte që Renzi të mos tërhiqte ministrat e tij nga Kabineti, duke paralajmëruar se vendi nuk do të ishte në gjendje të kuptonte pse qeveria ishte shembur mes krizës së vazhdueshme shëndetësore dhe duke paralajmëruar për dëmin që do t’i sillte një gjë e tillë Italisë dhe italianëve. Lëvizja Pesë Yje dhe Partia Demokratike gjithashtu i kishin kërkuar Renzi-t të ruante unitetin e qeverisë në pushtet në një kohë kur vendi po përpiqet të vaksinojë qytetarët dhe të parandalojë që ekonomia të përkeqësohet edhe më tej.

Mosmarrëveshjet që shembën qeverinë

Ajo që mbushi kupën dhe që ndau koalicionin qeverisës në shtetin italian, është mosmarrëveshja e në lidhje me mënyrën se si do të përdoren fondet e marra nga Bashkimi Europian në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e rrënuar nga pasojat e pandemisë. Renzi ka kritikuar Conten për javë me radhë për një sërë çështjesh, por sulmet e tij iu drejtuan planit të qeverisë për rimëkëmbjen pas virusit prej 222 miliardë eurosh, i paguar kryesisht për grante dhe hua nga një fond i Bashkimit Evropian 750 miliardë euro. Renzi gjithashtu ka akuzuar gjatë kësaj kohë kryeministrin Conte se është duke shpërdoruar paratë publike. Ai dëshiron që Italia të përdorë fondin e shpëtimit të zonës euro, Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, i cili mund të sjellë 37 miliardë euro të tjera për shpenzime shëndetësore. Një pretendim i tillë nga Renzi është kundërshtuar fuqishëm nga M5S, të cilët janë të frikësuar se një gjë e tillë do ta çojë shtetin në një fazë kursimi të tmerrshëm për larjen e borxheve.

Si procedohet në raste të tilla?

Koalicioni aktual qeveritar përbëhet nga tre parti: Lëvizja populiste Pesë Yje (M5S), Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD) dhe Italia Viva më e vogël e Renzit. Pa 18 senatorë të Italia Viva, Conte tani do të ketë nevojë për miq të rinj në Senat, megjithëse shumica e tij është mjaft e madhe në dhomën e ulët, Dhoma e Deputetëve. Ajo që mund të ndodhë në vijim është që ose Kryeministri Conte të japë dorëheqjen, ose të arrijë të krijojë një koalicion të ri qeverisës. Ndryshe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Raportimet nga mediat italiane bëjnë me dije se që tani Conte ka filluar lëvizjet për të arritur marrëveshje për të mbajtur qeverinë. Sondazhet sugjerojnë se zgjedhjet e parakohshme ka të ngjarë t'i japin pushtetin një koalicioni të partive të krahut të djathtë, të udhëhequr nga Lidhja e Matteo Salvini.

Më të lexuarat