BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Bota

Qindra fëmijë në rrezik, bie në pranga krijuesi i lojës vetëvrasëse  “Balena Blu”

Qindra fëmijë në rrezik, bie në pranga krijuesi i lojës

Bie në pranga i riu që akuzohet për komandën e grupeve sociale të njohura me nofkën “Balena Blu”. Autoritetet ruse thanë sot për mediat se, i ndaluari kishte krijuar një numër grupesh në një sistem mesazhesh, duke joshur pjesëmarrësit të binin në grackën psikologjike ku kritikoheshin prindërit, familja e miqtë.

“Në to promovohej depresioni, dhuna e mënyra të rrezikshme për të dalë nga situata të jetës”, thuhet në njoftimin e autoriteteve ruse botuar në Komsokolskaya Pravda.

19-vjeçari i prangosur në qytetin rus Yessentuki, në rajonin e Stavropol , është ndaluar si i dyshuar për drejtimin e grupit ku anëtarët joshen të luajnë “lojëra” të rrezikshme e të mbrapshta, e rrjedhimisht të humbasin jetën e tyre. Sipas hetimeve mësohet se, grupet e vdekjes online shenjëstrojnë fëmijë të dobët. Lidhur me këtë akt një prej grupit të komandove  është akuzuar për vrasje të dyfishtë.

Kjo akuzë erdhi pasi trupi i një djali e një vajze u gjetën në të njëjtin stacion treni, vetëm tre ditë pasi ata pasi kishin nisur kontaktet me grupet e ashtuquajtura ‘Balena Blu’ në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve ruse, kanë qenë disa fëmijë që kanë njoftuar se, një i dyshuar, i pa prezantuar me emër, po i nxiste fëmijët të merrnin jetën e tyre.

Zbulimi i dy adoloshentëve të vetëvrarë

Mediat ruse bëjnë me dije se, janë mbi 50 fëmijë të identifikuar në këtë joshje. I riu i arrestuar në Stavropol  akuzohet si përgjegjës për vdekjet në rajonin e Lipetsk të 14-vjeçares Maria, më 11 qershor, dhe 16-vjeçarit Alexander, tre ditë më vonë, më 14 qershor. Të dy viktimat u goditën nga treni ekspres në stacionin e Dolgorukovo. Djali ishte ende në motoçikletën e tij kur u vra. Nëse shpallet fajtor i akuzuari pret një dënim nga tetë deri në 20 vjet burg. Ndërsa vajza 14-vjeçare, para se të vdiste kishte regjistruar një video ku e përlotur dhe me maskë thoshte se ishte pjesë e grupit të vdekjes Balena Blu, me qindra anëtarë. Autoritetet kanë gjetur një video ku vogëlushja Maria thotë: “Po më mbaron koha. Një valë e re po nis, do të ketë shumë viktima. Përhapeni këtë informacion për të ndaluar këtë. Unë luajta, ka dhe 524 të tjerë”, thotë ajo, duke paralajmëruar tragjedi në vazhdim.