Bota

“Querida Amazonia”/Papa nuk ndryshon rregullat e Kishës mbi shugurimin e priftërinjve të martuar

“Querida Amazonia”/Papa nuk ndryshon rregullat e Kishës mbi

Papa Françesku foli! Ati i shenjtë vendosi mos të lejojë burrat e martuar të emërohen priftërinj në zonën e Amazonës.

Kjo ide ishte hedhur për të mbuluar mungesën për priftërinj në këtë rajon. Fillimisht peshkopët mbështetën idenë vitin e kaluar, por fjala e fundit i takonte Papës, i cili dha një përgjigje negative.

“Amazona na sfidon që t’i tejkalojmë pikëpamjet e kufizuara dhe jo vetëm ta kënaqim veten me zgjidhje që funksionojnë vetëm për një pjesë të problemit”, -shkruhej në deklaratën e Vatikanit.

Rreth 85% e fshatrave në Amazon nuk janë në gjendje të festojnë meshën e të dielës, pasi ka mungesë të priftërinjve. Disa shprehen se e shohin një prift vetëm një herë në vit.

Më herët Papa Françesku kishte thënë se do të merrte në shqyrtim ndryshimin e rregullores kishtare, por në fund vendosi që t’i përmbahet në mënyrë strikte rregullit.