BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë
x
BREAKING NEWS

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te
x
BREAKING NEWS

27 Janar 2023

27 Janar 2023
x
BREAKING NEWS

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj
x
BREAKING NEWS

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse
x
BREAKING NEWS

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar?
x
BREAKING NEWS

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare",
x

Bota

Raketa ruse në Moldavi provokon “Luftën e Tretë Botërore”, rusët në panik nga një sulm i Perëndimit: Përplasja e SHBA dhe NATO me Rusinë, me pasoja katastrofike

Raketa ruse në Moldavi provokon “Luftën e Tretë

Një raketë është zbuluar në territorin e Moldavisë pranë kufirit me Ukrainën pas sulmit të fundit raketor rus. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda duke cituar mediat moldave. Raketa u zbulua në afërsi të qytetit të Brychany nga një patrullë e policisë kufitare.  Policia dhe rojet kufitare kanë rrethuar zonën në pritje të mbërritjes së shërbimeve të specializuara. Me pak fjalë, tensioni fillon të rritet përsëri. Vetëm mëngjesin e djeshëm u godit aeroporti rus i Saratovitme dëmtimin e dy bombarduesve të Forcave Ajrore Ruse. Pra lufta po kalon një fazë përshkallëzimi që mund të ketë rezultate vërtet të paparashikueshme. Dhe në këtë tablo shqetësuese, fjalët e ministrit të Jashtëm rus Segej Lavrov duken të frikshme: "Nxitja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për një konflikt ushtarak me Rusinë rrezikon të lëshojë një konflikt të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofike. Ne jemi të detyruar të dërgojmë rregullisht sinjale paralajmëruese. Por në vend që t'i marrim seriozisht, në Perëndim ato shtrembërohen dhe ne akuzohemi se përdorim retorikë kërcënuese", tha ai ditën e djeshme. Shkurtimisht, tani është një mur kundër një muri dhe konferenca e paqes e planifikuar për 13 dhjetorin e ardhshëm, e dëshiruar fort nga Joe Biden dhe Emmanuel Macron pas takimit të tyre të fundit, tashmë po fillon përpjetë. Raketa që ra në Moldavi në fakt ka ndezur jo vetëm luftën në terren, por edhe atë diplomatike.

Lavrov flet për negociatat me SHBA

Lavrov tha gjithashtu se i vjen keq që SHBA refuzoi bisedimet me Moskën për stabilitetin strategjik, një seri çështjesh që lidhen me armët bërthamore, raportoi Reuters. Ai tha se pa bisedime të drejtpërdrejta midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, rreziku për sigurinë globale vetëm do të rritet. Që nga mesi i viteve 1950 SHBA kanë vendosur një numër armësh bërthamore në kuadër të NATO-s në tokën evropiane. Shifrat e sakta mbahen sekret. Vetë aleanca ushtarake deklaroi, se ka rreth 100 koka bërthamore të ruajtura në gjashtë baza ushtarake në pesë vende anëtare: Kleine-Brogel në Belgjikë, bazën Buchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi. Në bazë të marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, NATO deri tani është përmbajtur nga vendosja e armëve bërthamore në vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por pas invazionit rus në Ukrainë vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje vihet në pikëpyetje. Megjithatë, armët bërthamore të stacionuara në Evropë në kuadër të NATO-s janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të përgjithshëm të fuqive bërthamore. Sipas vlerësimeve të fundit Rusia ka mbi 6250 koka shpërthyese bërthamore, SHBA 5500, Franca 290 dhe Britania 225. Pas marrëveshjeve të çarmatimit të viteve 1980, të dyja palët kishin reduktuar në mënyrë drastike sasinë e armëve të tyre bërthamore: në kulmin e luftës së ftohtë SHBA kishin rreth 70.000 dhe Rusia rreth 55.000 koka shpërthyese bërthamore.

Moldavia në alarm

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Moldavia është në alarm për një pushtim nga Rusia.  E vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, ka pranuar tashmë 400,000 refugjatë ukrainas. Por tashmë vendi ndodhet në alarm nga frika se mos pushtohet nga Rusia. Disa muaj më parë vendi u terrorizua nga sulmet  në territorin e Transnistria-s, një rajon prej 500,000 banorësh që është shkëputur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe është plotësisht i varur nga Moska. Kur Moldavia ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991, Transnistria ka shpallur pavarësinë e saj njëanshëm, me mbështetjen e Rusisë. Lufta që ka nisur pastaj midis Qeverisë moldave dhe separatistëve pro-rusë, ka përfunduar me armëpushim midis Moldavisë dhe Rusisë, në vitin 1992. Çështja, megjithatë, nuk është zgjidhur. Moldavia vazhdon ta konsiderojë Transnistrinë si territor të vetin, ndërsa Transnistria dëshiron të njihet si shtet. Atë nuk e njeh asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Njerëzit që jetojnë atje, janë kryesisht rusishtfolës, ndërsa Qeveria drejtohet nga separatistët pro-rusë.