BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Raporti i OKB: ISIS ka 30.000 luftëtarë që po përgatisin sulme nëpër botë

Raporti i OKB: ISIS ka 30.000 luftëtarë që po përgatisin

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara grupi i frikshëm i terrorit ISIS ka grumbulluar 30 000 luftëtarë dhe po përgatitet për ofensiva të reja sulmesh nëpër botë. Raporti dramatik thotë se grupi i njohur si Shteti Islamik po rifiton forcë në territore të Iraku dhe Sirisë lindore, ku numrat e tij po shtohen me mijëra luftëtarë të huaj. “Një përbërës i konsiderueshëm i tij janë luftëtarët e huaj aktivë. Ata dhe anëtarë të tjerë fshihen në komunitete urbane që kanë simpati për ISIS, teksa organizata tashmë po fokusohet në taktikat e luftës guerile”, thuhet në raport, ku shtohet se grupi po fiton veçanërisht forcë në Irakun perëndimor dhe mban disa copa territoresh në Siri. Ndërkohë monitorues të OKB llogarisin se 3000 deri në 4000 xhihadistë janë të bazuar në Libi, ndërsa operatorë të tjerë ekstremistë po zhvendosen në Afganistan. ISIS zotëron elementë të fuqishëm bashkëpunues në nj numër vendesh të tjera si Egjipt, Afganistan e Filipine, ndërsa në këtë të fundit vitin e kaluar luftëtarët e tij bastisën qytetin e Malaui dhe arritën ta mbanin për disa muaj nën kontroll.

Lista e terrorit të OKB

Agjencitë monitoruese dërgojnë çdo gjashtë muaj raporte në Këshillin e Sigurimit për Shtetin Islamik dhe Al-Kaeda, të cilat janë në listën e terrorit të OKB. Sipas raportit, udhëheqësi i grupit Al-Kaeda, Ajman al-Zawahri po vazhdon të imponojë autoritetin e tij, ndoshta me më shumë efektivitet se më parë. “Nxitjet kryesore të terrorizmit janë përsëri prezente, ndoshta më të mprehta se më parë”, thuhet në analizë, duke shtuar se megjithë disfatat, ISIS është ende i aftë për sulme në territorin sirian. Në një kohë kur nuk ka më territore nën kontroll në Irak, grupi mbetet aktiv me anë të qelizave të fjetura në shkretëtirë deh zonat urbane. Disa vende kanë ngritur shqetësime për qelizat e fjetura të ISIS që po dalin nga zonat e mbipopulluara të kampit të refugjatëve Rukban në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë, ku jetojnë shumë familjarë të luftëtarëve të ISIS. Raporti thotë se fluksi i luftëtarëve të huaj që braktisin ISIS është më i ulët nga sa pritej pas disfatave dhe asnjë zonë e caktuar nuk po shfaqet si destinacion i preferuar për ta, edhe pse pjesa kryesore e të kthyerve i drejtohen Afganistanit.

10 milionë njerëz nën kontroll

Zhvillimi është surprizues pasi në 18 muajt e fundit ISIS ka pësuar një seri disfatash në Siri, nën presionin e forcave qeveritare siriane dhe mbështetjen e tyre ruse. Po ashtu dhe në zonat kurde të Sirisë grupi është luftuar nga njësitë kurde me mbështetjen e forcës ajrore perëndimore. ISIS ka humbur në 2017 bastionin e tij iraken të Mosul dhe më pas Rakën në Siri. Në kulmin e pushtetit të tij ISIS kishte nën kontroll rreth 10 milionë njerëz dhe shtrihej nga veriu i Bagdadit në Irak, deri në rrethinat e Alepos në Siri. Grupi e ka fituar reputacionin për brutalitet pas ekzekutimit të disa mijëra qindra të sigurisë në Irak pas marrjes së kontrollit të Mosul në 2014, si dhe prej sulmeve ndaj minoritetit etnik muslimanëve Jazidi në Irak. Por tashmë financat e ISIS po thahen dhe një nga vendet anëtare llogarit se rezervat e tyre janë tashmë në vetëm disa qindra milionë dollarë dhe disa të ardhura nga fusha nafte në verilindje të Sirisë. Grupi raportohet se komandon 250 deri në 500 anëtarë në Jemen, ku ka gjithashtu luftëtarë të Al-Kaeda. Në Sahel, republika islamike e Saharasë, ka grupe aktive në kufirin me Mali e Niger, por shumë më pak se luftëtarë të lidhur me grupet e Al-Kaedas, Jama'at Nusrat al-Islam ëal-Muslimin. Ndërsa dega e Al-Kaeda, Shabaab dominon në Somali, vend ku ISIS po përpiqet të përhapet duke tentuar zhvendosjen e luftëtarëve vendas në krahinën e Puntland./Andi LAMKO

 

Më të lexuarat