Bota

“Rastet për mpiksje gjaku”/ Nisi të shpërndahej dhe në BE, FDA thirrje urgjente autoriteteve shëndetësore: Pezulloni menjëherë përdorimin e kësaj vaksine

“Rastet për mpiksje gjaku”/ Nisi të shpërndahej dhe

Pas raportimeve për mpikse gjaku, autoritetet shëndetësore në SHBA po bëjnë thirrje për pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson

Sipas Administratës së Barnave, gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut ishin zbuluar në më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojnë përdorimin dhe qarkullimin e vaksinës anti Covid me një dozë Johnson & Johnson, shkruan WUSA.

Këtë vendim e ka marrë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave për  vaksinat Johnson & Johnson, pas rasteve të mpiksjes së gjakut.

Ky vendim i marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet në fuqi deri pas kryerjes së hetimeve, ku të dëshmohet rrezikshmëria/ose jo që kjo vaksinë ka në mpiksjen e gjakut.

Në një deklaratë të përbashkët të martën, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave thanë se po hetonin mpiksjet në gjashtë gra në ditët pas vaksinimit, në kombinim me numrin e reduktuar të trombociteve. Më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës J&J janë administruar në Sh.B.A.

Komiteti Këshillues i CDC-së për Praktikat e Imunizimit do të takohet të mërkurën për të diskutuar rastet, ndërsa FDA ndërkohë  ka filluar një hetim të rasteve.

"Derisa të përfundojë ai proces, ne po rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine ", thanë në një deklaratë të përbashkët Dr. Anne Schuchat, Zëvendës Drejtori Kryesor i CDC dhe Dr. Peter Marks, drejtori i Qendrës së FDA për Biologjikë Vlerësimi dhe Kërkimi.

Kujtojmë që ditën e djeshme kompania amerikane Johnson & Johnson filloi shpërndarjen e vaksinës së saj me dozë të vetme COVID-19 në vendet e BE.

“Johnson & Johnson fillon dërgesat e vaksinave në BE sot. Një lajm shumë i mirë, ” bëri me dije dje Peter Liese, ligjvënës i BE-së nga CDU-ja e Angela Merkel.