BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Bota

Regjistrohen 1 mijë tërmete në 5 ditë në këtë vend, shtohet frika për riaktivizimin e vullkanit, autoritetet në alarm

Regjistrohen 1 mijë tërmete në 5 ditë në këtë

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 1 mijë tërmete janë regjistruar në 5 ditët e fundit në ishullin La Palma në Kanarie, në Oqeani Atlantik.

Ekspertët kanë vënë re një rritje në aktivitetin sizmik dhe zhvendosje të magmës nën vullkanin e La Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer në vitin 1949 dhe 1971, ndërsa prej asaj kohe nuk ka qenë më aktiv. Daily Mail shkruan se frika për riaktivizimin e vullkanit është rritur ndjeshëm, ndërsa zona është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike e ka një popullsi prej 85 mijë banorësh.

Sipas Qendrës Kombëtare të Vullkaneve në Kanarie, Involcan, tërmeti më i fortë, mes rreth 1 mijë lëkundjeve, ishte 3,4 i shkallës rihter.

Në një studim të vitit 2001 pretendohet se një shpërthim i madh i vullkanit është i mundur dhe rrezikon shkaktimin e një cunami gjigant, i cili mund të arrijë deri në Amerikën e Veriut.

Autoritetet e ndryshuan së fundmi alarmin nga jeshil në të verdhë, i cili është niveli i dytë nga katër të tillë, në zonat përreth vullkanit. Pas këtij alarmi, zyrtarët e mbrojtjes civile informojnë qytetarët për të marrë masa paraprake për një shpërthim të mundshëm të vullkanit.