Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Bota

Çfarë nuk shkoi? Reklama e vajzës me banane shkakton furtunë në web dhe rrjete sociale, prodhuesi gjigant i makinave pendohet dhe merr vendimin e menjëhershëm

Çfarë nuk shkoi? Reklama e vajzës me banane shkakton

Një foto e publikuar shkaktoi një 'furtunë' të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe web. Kjo ka bërë që prodhuesi gjigant i makinave të kërkojë ndjesë publike dhe ta fshijë nga qarkullimi foton që ngjalli irritime të shumta.

 Audi ka kërkuar falje pëkërisht për një reklamë ku shihet një vajzë e vogël e cila është duke ngrënë një banane para një makine, ku pretendonin se ky nuk ishte imazhi i duhur  për një fëmijë.

Kritikët thanë se poza e fëmijës ishte “provokuese” dhe e papërshtatshme pasi bananet dhe makinat sportive shpesh herë janë parë si simbole të epshit të meshkujve.

Në një postim në Twitter Audi kërkon falje duke u shprehur se ata kujdesen për fëmijët dhe nuk do ta përdorën më këtë reklamë.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh të pakëndshëm dhe ju sigurojmë që nuk do të përdoret më në  të ardhmen”-shkruhet në faljen e tyre.

Slogani i Audit mbi imazhin e publikuar ishte: “Lejoni që zemra juaj të rrahë më shpejt në çdo aspekt.”

Reklama e plotë për Audi RS4 në faqen e firmës tregon se kjo makinë është e përshtatshme për një familje prandaj dhe ata e kishin parë të arsyeshme që të shfaqej një vajzë e vogël duke ngrënë babane.

Më të lexuarat