Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rekord shitjesh "Charlie Hebdo", boshatisen stendat dhe kioskat tregtare

Rekord shitjesh "Charlie Hebdo", boshatisen stendat dhe kioskat tregtare

Postuar: 14/01/2015 - 11:03

Pavarësisht masakrës të ndodhur një javë më parë në Paris, ku humbën jetën 12 persona, revista satirike "Charlie Hebdo", vazhdon të jetojë, madje me më shumë sukses. Këtë gjë e kanë treguar mëngjesin e sotëm stendat dhe kioskat tregtare, të cilat janë boshatisur që në orët e para të mëngjesit.
 
Sot, ka dalë numri i parë i "Charlie Hebdo", kjo pas sulmeve në Paris, ku janë shpërndarë plot 3  milion kopje në të gjithë Francën, por edhe në shtetet e tjera.
 
Një prej karikaturave të numrit të së mërkurës është i titulluar “Ruani qetësinë dhe mbani gjallë Charlie-n”, një rimodelim i shprehjes britanike “Ruani qetësinë dhe vazhdoni në rrugën tuaj”. Edhe disa parizienë, të cilët përbuznin në të kaluarën pozicionet sekulariste të revistës dhe ndonjëherë edhe karikaturat e turpshme, kanë thënë se do të blejnë një kopje të këtij numri, si një reagim kundër akteve terroriste të javës së kaluar.
 
Shifrat e shitjes nuk mund të bëhen menjëherë të ditura, por disa kioska tregtare dhe stenda të shitjes së gazetave në Paris thuajse janë boshatisur që në orët e para të mëngjesit. Kopertina e revistës është një ilustrim i Profetit Muhamed të përlotur, i cili mban në duar një parullë “Unë jam Charlie”, të shoqëruar edhe me fjalët “Gjithçka është falur tashmë”.
 
Karikaturistët e Muhamedit janë tepër kontroversialë në botën myslimane. Portretizimet e Profetit në numrat e kaluar të revistës kanë qenë edhe motivi i agresorëve të masakrës së javës së kaluar.
 
Kopertina e re është pritur me emocione të përziera: disa myslimanë janë të fokusuar te e drejta e revistës për t’u shprehur lirisht, ndërsa disa të tjerë kanë kritikuar atë si provokuese pa arsye.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:01

Ka ndërruar jetë një nga njerëzit më të pasur në botë. Bëhet fjalë për miliarderin konservator David Koch, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 79-vjeçare.

Postuar: 23/08/2019 - 18:09

Kryediplomati i Koresë së Veriut quajti sot sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, një &ld

Postuar: 23/08/2019 - 17:13

Kina ka njoftuar sot ngritje tarifash për produkte amerikane në vlerë $75 miliardë, në kundërpë

Postuar: 23/08/2019 - 16:59

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot ushtrinë të kryejë "reagime simetrike" nda

Postuar: 23/08/2019 - 16:09

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një qytet të Turqisë që ka ngritur në këmbë të gjithë autori

Postuar: 23/08/2019 - 15:23

Të paktën katër njerëz gjetën vdekjen dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar në goditjet e r

Postuar: 23/08/2019 - 15:19

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se numri rekord i zjarreve në pyjet në Amazon të B