
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

“Rezultatet përfundimtare i sqarojnë rrethanat e sulmit terrorist”, BE del me thirrjen urgjente ndaj Serbisë: Të bashkëpunojë pa kushte me Kosovën për hetimet ndaj...

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se Policia e Kosovës ka mandat për t’i hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 sthator, ndërsa Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa është pyetur për dëshmitë e fundit të publikuara nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë sulm.
Ai e ka përsëritur se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare, pëfshirë edhe ndonjë masë të mundshme ndaj Serbisë.
I pyetur rreth përgjegjësisë që e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq për sulmin, dhe a do të ndihmojë BE-ja që ai të ekstradohet në Kosovë, Stano ka thënë vetëm se blloku evropian pret “bashkëpunim të plotë, transparent dhe pa kushte nga Serbia“, në mënyrë që të sqarohet jo vetëm se kush e ka përgatitur dhe kryer sulmin terrorist, por edhe kush qëndron prapa tyre”.
“E kemi parë se çfarë ka thënë Radojçiç. Të gjitha faktet duhet të verifikohen dhe të zbardhen. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. Ne nuk e bëjmë angazhimin tonë përmes mediave, por përmes kanaleve tona”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
I pyetur për deklaratat e Beogradit se misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, nuk është lejuar të marrë pjesë në hetime, Stano ka thënë se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës që flet në emër të këtij misioni nga ana tjetër, por e ka zyrën e vet për këtë”.
“Çdo ditë dalin dëshmi të reja. Nuk i komentojmë, por presim rezultate përfundimtare që i sqarojnë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme”, ka thënë Stano.
Zëdhënësi i BE-së nuk ka lënë asnjë dyshim se mandatin për ta hetuar rastin e Banjskës e kanë autoritetet e Kosovës.
“Kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe hetimet i bën Policia e Kosovës. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të”, ka thënë ai.
I pyetur se e ka kuptim vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në këtë situatë, pasi edhe Serbia në dhjetor mund të shkojë në zgjedhje, zëdhënësi i BE-së ka thënë se BE-ja dhe partnerët e saj e shohin pikërisht vazhdimin e dialogut si mënyrën e vetme për t’i zgjidhur problemet.
“Gjithmonë ka cikle të zgjedhjeve. Por duhet të rifillojmë dialogun, sepse është rruga e vetme për normalizim të raporteve. Sikur të kishte normalizim, nuk do të kishim situatën që kemi. Prandaj bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut”, ka thënë Stano.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Më të lexuarat


Tensionet në Lindjen e Mesme, marrëveshja e armëpushimit, Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera izraelite

38-vjeçari hap derën e emergjencës, pasagjerët braktisin të tmerruar avionin (Video)

Pas bashkimit me NATO-n, Finlanda bën lëvizjen urgjente dhe jep 'goditjen' e fuqishme Rusisë

Lavrov pjesëmarrës në samitin e OSBE-së në Shkup, ja lista e vendeve që bojkotuan takimin

Përshkallëzimi i konfliktit në Rripin e Gazës, Erdogan bën thirrjen e fortë OKB-së: Izraeli të gjykohet për krime lufte

Njihuni me artistin i cili fotografon kafshët dhe zvarranikët gjatë natës

Mbetën të bllokuar prej shembjes së tunelit, pas dy javësh punëtorët e ndërtimit shohin 'dritën e diellit'

Shpërthen një minierë qymyri, ja sa persona raportohen të vdekur

Aleatët e NATO-s i “tërheqin veshin” Turqisë për aprovimin e anëtarësimit të Suedisë

Dëmet kolosale në shëndetësi, OBSH bën paralajmërimin e frikshëm: Sëmundjet infektive mund të vrasin më shumë njerëz sesa bombat në Gaza
