Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthim në kohë/ Ja fillimet e Angela Merkel në jetën politike përkrahë Helmut Kohl, si arriti të bëhej gruaja më e pushtetshme e botës!

Rikthim në kohë/ Ja fillimet e Angela Merkel në jetën politike përkrahë Helmut Kohl, si arriti të bëhej gruaja më e pushtetshme e botës!

Postuar: 09/07/2015 - 19:41

Këto dy foto janë sa 2 mijë fjalë. Në foton e parë në të djathtë ndodhet ish-kancelari legjendar i Gjermanisë, Helmut Kohl, dhe në të majtë kancelarja aktuale, Angela Merkel, një produkt politik ekskluziv i tij. Kancelar dhe kryetar i CDU, që nga viti 1982 deri në vitin 1998, Kohl quhet ndryshe edhe kancelari që bashkoi dy Gjermanitë dhe të vetmin krahasim e bëjnë me Otto von Bismark.
 
Ishte Helmut Kohl ai që afroi Angelan nga Gjermania Lindore të bëhej pjesë e organeve të larta politike dhe më pas ministre në kabinetin e tij. Dhe një ditë ajo arriti majën, duke u bërë kancelare, e para femër në historinë e Gjermanisë. 
 
Dhe çfarë kancelare se. Revista amerikane “Time” e ka shpallur disa herë gruaja më e pushtetshme në botë, por edhe njeriu më i pushtetshëm në botë. Natyrisht, Merkel nuk e arriti këtë pushtet dhe sukses politik duke qëndruar nën sqetullën e Helmut Kohl. 
 
Ajo gjithnjë ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh ndaj tij, duke e cilësuar arkitektin e Gjermanisë së bashkuar dhe të BE. Analistët dhe historianët shprehen se ka diçka të ngjashme në politikën qeverisëse të Merkel me atë të Kohl (Fotoja e dytë, Kohl i ulur në karrigen me rrota, duke i puthur dorën kancelares Merkel), por ajo asnjëherë nuk e drejtoi partinë dhe Gjermaninë nën trysninë, ndikimin apo edhe linjës së asaj që mendon aktualisht Helmut Kohl.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 19:29

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Postuar: 07/12/2019 - 18:31

Greva kundër reformës në pensione ka zhytur Francën në kaos.

Postuar: 07/12/2019 - 17:37

Teksa ka mbërritur tashmë në Madrid, pas turneut në SHBA kjo mbajti fjalime të zjarrta mjedisor

Postuar: 07/12/2019 - 16:51

Një shpërthim gazi në një ndërtesë apartamentesh banimi në lindje të Sllovakisë ka lënë sot sht

Postuar: 07/12/2019 - 16:42

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë funte në lotari, i është rikthyer punës.

Postuar: 07/12/2019 - 16:01

Pilotët e forcave ajrore ruse u filmuan teksa fluturonin avionët e rëndë Su-34 në manovrat mbi

Postuar: 07/12/2019 - 15:48

Një grua indiane ka vdekur sot nga plagët e saj pasi iu vu zjarri gjatë rrugës për në gjykatë k