BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

Rinumërimi i votave në Xhorxhia nxjerr Joe Biden fitues, Trump nuk dorëzon ende Shtëpinë e Bardhë

Rinumërimi i votave në Xhorxhia nxjerr Joe Biden fitues, Trump nuk

Ditën e djeshme ka dalë më në fund edhe rezultati i rinumërimit të votave në shtetin e Georgias, proces i cili i gjithi u zhvillua me dorë. Si rezultat i këtij procesi, kandidati që pritej, demokrati Joe Biden fitoi 16 votat e këtij shteti. Tashmë bilanci i votave elektorale është 306 për kandidatin demokrat Joe Biden dhe 232 për kandidatin republikan dhe presidentin në ikje Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016. Ndërkohë që nisur nga fakti që Trump fitoi shtetin e Georgias në zgjedhjet e 2016, duke marrë 5% më shumë vota se kandidatja kundërshtare e tij Hillary Clinton. Kampi demokrat në zgjedhjet e 2020 ka realizuar një fushatë të përqendruar në këtë shtet duke shpresuar se kjo do të ndikonte në fitoren e përgjithshme të zotit Biden. Nga ana tjetër, presidenti Trump, i cili momentalisht është në njjë situatë më shumë se të disfavorshme pasi të gjitha pretendimet e tij për zgjedhje të manipuluara po shpallen si të pabaza, ka ftuar të premten në Shtëpinë e Bardhë ligjvënësit kryesorë republikanë nga shteti i Miçiganit. Nuk është e qartë se çfarë mund t'u thotë presidenti Trump ligjvënësve të Miçiganit ose sa prej tyre mund të shkojnë në Uashington. Të enjten avokatët e presidentit Trump hoqën dorë nga sfida e tyre ligjore për rezultatin në Miçigan. Ftesa e pazakontë për ligjvënësit e këtij shteti, vjen ndërsa ekipi ligjor i fushatës së zotit Trump po ndjek rrugë të ndryshme për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore ku Trumpi ka humbur. Joe Biden fitoi garën në Miçigan me më shumë se 150,000 vota dhe duket se do të marrë 16 votat elektorale të këtij shteti në Kolegjin Zgjedhor. Votat elektorale të Miçiganit janë të rëndësishme në totalin e më shumë se 270 votave që zoti Biden ka grumbulluar jo zyrtarisht në Kolegjin Zgjedhor me 538 anëtarë, i cili përcakton rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. VOA raporton se nëse bordi i zgjedhjeve të Miçiganit nuk certifikon fitoren e zotit Biden deri të hënën, legjislaturës së këtij shteti të kontrolluar nga republikanët, mund t'i kërkohet të ndërhyjë dhe të emërojë mbështetësit e zotit Trump si 16 elektorët e shtetit, në kundërshtim me vullnetin e shumicës së votuesve në këtë shtet. Një përpjekje e tillë do të ishte e pashembullt në historinë e politikës moderne të Shteteve të Bashkuara. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësi i shumicës republikane në senatin e shtetit të Miçiganit, Mike Shirkey tha se zoti Biden është presidenti i zgjedhur. Sipas gazetës lokale Bridge Michigan, zoti Shirkey tha se çdo përpjekje për t'i dhënë Presidentit Trump votat elektorale të Miçiganit nuk "do të materializohet". Ndërsa Presidenti Trump është pas për nga numri i votave në disa shtete kryesore më shumë se dy javë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, avokatët e tij kanë ngritur padi të shumta ligjore duke pretenduar për mashtrim votash dhe parregullsi në numërimin e votave.

Biden, diskutim virtual për pandeminë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi presidentin Trump për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe për bllokimin e ekipit të tij të tranzicionit nga qasja në informacionet e qeverisë në lidhje me pandeminë e koronavirusit. “Është e vështirë të kuptohet se si mendon ky njeri. Unë kam besim se ai e di që nuk ka fituar; ai nuk do të jetë në gjendje të fitojë dhe ne do të bëjmë betimin më 20 janar. Nuk ngre dyshime për motivin e tij. Është thjesht fyese ajo që ai po bën”, tha Biden pas një takimi virtual me 10 guvernatorë shtetesh nga të dyja partitë, demokratë e republikanë. Ish zv. presidenti amerikan vuri në dukje se spitalet në të gjithë vendin po shohin një rritje të rasteve me Covid-19 përpara Ditës së Falenderimeve dhe Krishtlindjes, duke vendosur presion të madh mbi spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe duke i dhënë një goditje të re masive ekonomive tuaja.