BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Bota

Risia, inteligjenca artificiale nis nëpërmjet kollës gjurmimin e përhapjes së Covid-19

Risia, inteligjenca artificiale nis nëpërmjet kollës gjurmimin e

Ekipi i profesorit amerikan Touhidur Rahman ka zhvilluar një sistem FluSense që mund të gjurmojë kollën në turma të mëdha, të mbledhë dhe analizojë këto të dhëna për të monitoruar përhapjen e infeksionit dhe të parashikojë zhvillimin e saj të mëtejshëm. Risia është përshkruar në një deklaratë për shtyp nga Universiteti i Masaçusets në Amherst.

Shkencëtarët janë marrë me zhvillimin e këtij sistemi kohë më parë. “Unë kam kohë që jam interesuar për sinjalet jo verbale të trupit të njeriut,” thotë profesori Rahman. “Dhe unë mendova se nëse mund të kapësh tingujt e kollitjes ose teshtitjes në vendet publike ku mblidhen masa njerëzish, atëherë ky informacion mund të përdoret si një kanal i ri i të dhënave për të parashikuar tendencat epidemiologjike.”

FluSense përfshin një varg mikrofonesh dhe një aparat fotografik infra të kuqe, sinjalet nga të cilat përpunohen nga një mikrokompjuter i bazuar në platformën Raspberry Pi. Pastaj ato transferohen në një modul të veçantë, në të cilin është vendosur një rrjet nervor, i trajnuar për të njohur tingujt e kollitjes dhe i ndërlidh ato me numrin e njerëzve të pranishëm.