Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rivali i Merkel: Eurozona ka nevojë për buxhet të përbashkët, Gjermania të rrisë kontributet financiare

Postuar: 17/07/2017 - 07:08

Lideri i socialdemokratëve në Gjermani Martin Schulz tha se Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok.

Rivali i kancelares Angela Merkel akuzoi këtë të fundit gjatë një fjalimi para mbështetësve se nuk i ka treguar zgjedhësve si do ta forcojë BE-në dhe si do të arrijë të plotësojë premtimin për punësim të plotë ndërsa vetë ai, parashtroi planin për rritjen e investimeve dhe kthimin e solidaritetit në Europë.

“Partia ime mbështet më shumë investime në Europë. Ne jemi në favor të një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë dhe jemi në favor të një ministri europian financash që të ngrihet kundër konkurrencës së dëmshme të taksave dhe evazionit fiskal”, tha Martin Schulz, kryetar i SPD.

Schulz, ish-president i Parlamentit Europian, shpreson të mundë Merkelin në zgjedhjet e 24 shtatorit, por socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, duket se kanë humbur pak ritmin në sondazhe pas një starti të vrullshëm pas nominimit të tij në janar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Alarm për të shtëna në metronë e Londrës

Postuar: 24/11/2017 - 19:37

Policia e armatosur u vu në gatishmëri pak më parë në dy stacione metroje në qendër të Londrës pas raportimeve për të shtëna në stacionin e madh turistik të  Oxford Circus dhe rrethinat.
 
Sulmi në Egjipt, 184 të vrarë në xhaminë e Sinai

Postuar: 24/11/2017 - 15:54

Një grup militantësh ka kryer sot një sulm të rëndë me bomba dhe armë zjarri, duke vrarë të paktën 184 njerëz pranë një xhamie në veri të provincës lindore egjiptiane  Si
Gjermani, social-demokratët votojnë për pranimin e koalicionit me Merkel

Postuar: 24/11/2017 - 15:53

Partia social-demokrate e Gjermanisë u përul ndaj presionit për të evituar zgjedhjet e parakohshme duke thënë se anëtarët do të votojnë për pranimin ose të koalicionit qeverit

Postuar: 23/11/2017 - 09:33

Tre edukatore, janë vënë në pranga nga policia italiane me akuzën e keqtrajtimit të të miturve në një kopsht.

NATO dhe BE kërkojnë paqe në Ballkan pas dënimit të Mladiçit

Postuar: 22/11/2017 - 19:38

NATO dhe Bashkimi Evropian kërkuan sot paqe në Ballkan, pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-shefit të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime
Albright: Me dënimin e Mlladiç u përmbush drejtësia që SHBA premtoi 25 vjet më parë

Postuar: 22/11/2017 - 19:27

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine K.
Kryeministri kroat: Mladiç të dënohej edhe për krimet në Kroaci

Postuar: 22/11/2017 - 18:23

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi sot se dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç për krimet në Bosnje- Hercegovinë është i drejtë, por shprehu keqardhje pse pje