BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Bota

Rivalitet i "ashpër" mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

Rivalitet i "ashpër" mes Turqisë dhe Rusisë në

Turqia synon të shtojë ndikimin ekonomik dhe diplomatik në Azinë Qendrore, qëllim që bie ndesh me synimin e Rusisë për të shtuar praninë e saj në këtë rajon. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, analistët thonë se ky rivalitet mund të krijojë një dimension të rrallë bashkëpunimi ndërmjet Ankaras dhe Uashingtonit.

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan takoi në nëntor udhëheqësit e shteteve të Azisë Qendrore në një takim të Organizatës së Shteteve Turke në Astana të Kazakhstanit.

Presidenti Erdogan shpreson të shfrytëzojë lidhjet etnike të Turqisë me rajonin e pasur me burime energjie për të thelluar ndikimin e vet ekonomik dhe diplomatik në një pjesë të botës që deri më tani ishte e dominuar nga Kina dhe Rusia.

“Një përparësi kryesore e Turqsë është fuqia e diplomacisë kulturore, ndërsa Rusia dhe Kina mund të kenë përparësi tjera: Rusia ka më shumë peshë në fushën e sigurisë dhe aspekteve të tjera të forcës. Ndërsa Kina është një lojtar shumë i rëndësishëm ekonomik. Por asnjëra nuk ka lidhje kulturore e gjuhësore si Turqia në këtë rajon.”

Përpjekjet e zotit Erdogan për të shtrirë ndikimin në Azinë Qendrore janë pjesë e strategjisë për të zvogëluar varësinë e Turqisë në Evropë duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian.


Por Rusia, e prekur nga sanksionet evropiane për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, gjithashtu po mundohet të thellojë ndikimin e saj në Azinë Qendrore.

“Në tërësi Rusia po përballet me ndryshime dramatike në aspektin logjistik; shumica e rrugëve të orientuara drejt Perëndimit thjesht janë mbyllur. Nuk janë më të hapura.”

Shtetet e Bashkuara po ashtu po përqëndrohen në Azinë Qendrore ndërkohë që synojnë të pengojnë përpjekjen e Moskës për t’iu shmangur izolimit dhe përpien të mbajnë nën kontroll ndikimin kinez.

Analistët thonë se këto synime ofrojnë një emërues të përbashkët ndërmjet Ankaras dhe Uashingtonit.

“Presidenti Biden takoi udhëheqësit e Azisë Qendrore në New York gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë për të nxitur Azinë Qendrore të mbajë nën kontroll rritjen e ndikimit të Kinës dhe t’i kundërpërgjigjet Rusisë, dhe Turqia, si aleate e mirë e NATO-s, mund të ndihmojë në këtë aspekt.”

Rusia e konsideron Azinë Qendrore si pjesë të sferës së vet të ndikimit dhe vëzhguesit thonë se Moska nuk i mirëpret aspiratat e Turqisë. Por ata thonë se tani për tani, Presidentit Putin i duhet t’i mbajë marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan për shkak të rolit që luan Turqia në ndihmën Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

“Ndodh që Rusia vendos të rikthejë rolin e vet udhëheqës dhe do të fillojë sërish t’i bëjë konkurrencë Turqisë… Nuk do ta përjashtoja një episode të ri konfrontimi ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, por jo përgjatë këtyre dy viteve të ardhshme ndërsa Rusia po përshtatet me një realitet ekonomik krejtësisht të ri.”

Ndërkohë që Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po shtojnë përpjekjet për të rritur ndikimin në Azinë Qendrore, analistët parashikojnë që rajoni mund të bëhet një qendër e re e rivalitetit ndërkombëtar, me Ankaranë në rol kryesor. /VOA

 

Më të lexuarat