Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ron Johnson: T'u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë në marrëveshje

Postuar: 11/09/2018 - 07:19

 Kreu i komitetit të sigurisë së brendshme të senatit amerikan, republikani i besuar i Trump, Ron Johnson ka përfunduar dje një turne në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën e Serbinë, për të cilat tha se duhet të punojnë me qetësi për të arritur marrëveshjen, e cila mundësisht të mos përfshijë ndryshim të kufijve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Johnson pranoi se zgjidhja nuk është e lehtë por tha se dy palëve duhet t’u jepet hapësirë për të arritur te marrëveshja. Johnson shtoi se Rusia nuk ka asgjë për t’i ofruar rajonit. “Mesazhi ynë kryesor është se zgjidhja duhet të gjendet nga të dyja palët. Jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar, por të dyja palët, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë tek zgjidhja që nuk është e lehtë. Më pas SHBA do ta marrë në konsideratë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por për momentin duam t'u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen”, tha Johnson duke inkurajuar palët në negociata.

Kufijtë, shqetësim i ligjshëm

I pyetur më tej për një qëndrim specifik të SHBA, Johnson përsëri hezitoi të sugjeronte veprime paraprake  por ndryshe nga këshilltari i Trump John Bolton disa ditë më parë, ai tha se nuk e sheh me admirim ndryshimin e kufijve. “Nuk u takon Shteteve të Bashkuara ta thonë. Mendoj se janë shqetësime të ligjshme ato për ndryshimin e kufijve dhe për këtë arsye njerëzit janë shumë të kujdesshëm. Ne sërish do të presim të shohim se çfarë marrëveshje mund të arrijnë palët, por shqetësimet janë të ligjshme. U takon njerëzve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe njerëzve dhe udhëheqësve të Serbisë që përfundimisht të gjejnë zgjidhje, të lënë të kaluarën prapa, në mënyrë që të kenë një të ardhme përparimtare. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, arsyeja pse isha ne Greqi dhe Maqedoni, ka probleme që kanë vënë qelb në Ballkan për një kohë të gjatë. Ka probleme të renda. Nuk ka zgjidhje të lehta. Por, kur udhëheqësit mund të gjejnë zgjidhje, kjo çon në më shumë siguri dhe më shumë qëndrueshmëri në dobi të të gjithëve ne Ballkan. Mendoj se udhëheqësit e rajonit e dinë këtë dhe e njohin faktin se ata mund të zgjidhin problemet e tyre të caktuara”, tha Johnson në analizën e tij, duke sugjeruar se kjo qasje ndihmon në ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të huaja.

Rusia nuk ofron asgjë për Kosovën apo Serbinë

Në lidhje me ndikimin rus në rajon senatori ishte I patundur në qëndrimin e tij se Ballkani nuk ka asgjë për të përfituar prej tij. “Për fat të keq, Rusia është një ndikim malinj. Do të dëshiroja që Rusia të pranojë dorën e shtrirë të perëndimit dhe të përpiqej të integrohej në ekonomitë tona. Rusia nuk ofron asgjë për Kosovën apo Serbinë apo, sinqerisht cilindo komb në Evropë sa i përket zhvillimit ekonomik. Ajo ofron vetëm destabilizim. Nga pikëpamja jonë duhet t'i qasemi Rusisë me vendosmëri, duhet të luftojmë propagandën e saj, t'u kundërvihemi përpjekjeve destabilizuese të saj dhe të inkurajojmë vendet si Kosova, si Serbia që të shohin drejt perëndimit, të vazhdojnë integrimin në perëndim, të forcojnë sundimin e ligjit, të ulin korrupsionin në mënyrë që të tërheqin investimet. Ardhmëria është drejt perëndimit, në integrimin në Bashkimin Evropian, me ekonomitë perëndimore”, tha Johnson./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 20:25

Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike, në kuadër të hetimeve që kanë nisur, pas shpërndarjes së fotografive në të cilat shihen mizor

Postuar: 20/09/2018 - 18:40

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një incident me të shtën

Postuar: 20/09/2018 - 17:36

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shetet e Bashkuara të amerikës, ku është regjis

Postuar: 20/09/2018 - 14:55

Një reper është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka përdhunuar një grua, e cila e identifikoi

Postuar: 20/09/2018 - 14:38

Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata pasi i ka bërë vajzës së tij adoleshente testin e virgjër

Postuar: 20/09/2018 - 12:07

Presidenti rus ka një shenjë të pagabueshme kur vjen fjala për të shtënë me arme.

Postuar: 20/09/2018 - 11:12

Një zyrtar i lartë mjeko-ligjor meksikan ka zbuluar një kamion të mbushur me 144 trupa brenda par