BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Bota

Rrëmbeu një grua të re dhe e përdori si skllave seksi, 54-vjeçari përfundon në burg pas një telefonate

Rrëmbeu një grua të re dhe e përdori si skllave seksi,

Një burrë nga Karolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në shtëpinë e tij për më shumë se një muaj.

Burri 54-vjeçar e ka detyruar gruan të jetë skllavja seksuale e tij. James Bryan Peterson u arrestua javën e kaluar pasi rrëmbeu gruan dhe fëmijën e saj tetë muajsh me kamionin e tij të shërbimeve më 4 korrik.

Nëna dhe foshnja e saj shpëtuan pasi ajo arriti të telefononte ‘911’ në datë 9 gusht, duke thënë se mbahej kundër dëshirës së saj në shtëpinë e Peterson në Ëillard.

Policia tha se gruaja ishte detyruar të ishte skllave seksi për Peterson gjatë muajit që u mbajt si rob.

Përveç sulmit seksual, Peterson dyshohet se e ka goditur vazhdimisht dhe e ka kërcënuar me armë. Autoritetet thanë se gruaja dhe fëmija i saj tani janë të sigurt.

Peterson u la i lirë nga burgu i rrethit Pender një ditë pas arrestimit pasi la një garanci prej 20 mijë $.

Policia më pas ekzekutoi një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij dhe e arrestoi përsëri.

Ai tani është akuzuar edhe për trafikim njerëzor, rrëmbim, robëri, skllavëri seksuale dhe kufizim kriminal.