Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i avionit rus me 15 viktima, SHBA del me një zotim: Do të luftojmë…

Postuar: 19/09/2018 - 11:09

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të minimizojnë dëmin e rrëzimit të një aeroplani rus në bregun e Sirisë, ndonëse zyrtarët kanë shprehur keqardhje dhe kanë thënë se do të vazhdojë fushata për luftimin e militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Komentet e 18 shtatorit kanë ardhur pasi zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat siriane kanë rrëzuar paqëllim aeroplanin II-20, mirëpo po ashtu kanë fajësuar Izraelin për kryrje të sulmeve ajrore ndaj forcave siriane të po të njëjtën kohë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se forcat amerikane nuk kanë rol në këtë incident.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur një deklaratë për të shprehur keqardhje për incidentin, në të cilin kanë mbetur të vdekur 15 rusë.

Ai ka kritizuar Iranin, i cili është raportuar se ka transportuar armë të sofistikuara drejt luftëtarëve të Hezbollahut në Liban.

Izraeli ndërkohë ka nisur sulme në Liban dhe Siri, duke tentuar të parandalojë ambiciet e Hezobollahut në këto rajone.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, u ka thënë gazetarëve se ky rast komplikon marrëdhëniet në mes të Qeverisë së Sirisë dhe asaj të Rusisë, mirëpo nuk do të ketë ndikim në fushatën e Shteteve të Bashkuara për të mposhtuar luftëtarët e IS-it në Siri.

Mattis ka thënë se ky incident duhet të jetë rikujtim pse SHBA-ja mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në luftën civile shtatëvjeçare.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar incidentin “gjë shumë të keqe” se në “situatë jo të mirë”. REL

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 12:51

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?

Postuar: 18/10/2018 - 10:28

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë regjistrimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khasho

Postuar: 18/10/2018 - 08:25

Është ekzekutuar në mënyrë makabre simboli i huliganizmit kroat, Ante Firiç, 27 vjeç.

Postuar: 18/10/2018 - 08:06

Ministri i Jashtëm i Indisë, MJ Akbar, dha dorëheqje pasi disa gra e akuzuan atë për ngacmime dhe

Postuar: 18/10/2018 - 07:21

Muzika ndodhet në zi pasi kitaristi i grupit “All That Remains”, Oli Herbert ka vdeku

Alessandra Mussolini: Do denoncoj ata që ofendojnë Duçen në rrjetet sociale

Postuar: 17/10/2018 - 22:14

Europarlamentarja, mbesa e udhëheqësit fashist italian Benito Mussolini tha dje se do të denonc

Postuar: 17/10/2018 - 19:58

 Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Kr