Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Rritet ndotja nga përdorimi i maskave plastike, kompania franceze gjen zgjidhjen fantastike

Rritet ndotja nga përdorimi i maskave plastike, kompania franceze gjen

Sipas një raporti, të paktën 194 miliard maska njëpërdorimshme dhe doreza përdoren globalisht çdo muaj dhe kjo gjë nuk ka pasur impakt aspak të mirë në natyrë.

Për këtë arsye, një kompani në Francë ka gjetur një zgjidhje unike për të reduktuar sasinë e plastikës që hidhet çdo ditë në kosha, duke prodhuar një maskë të bërë nga kërpi.

Frédéric Roure, themeluesi i Géochanvre, u shpreh për Reuters se maskat e kësaj kompanie janë tërësisht të dekompozueshme, ndërsa lidhësja elastike është e riciklueshme.

“Hidhe kërpin në tokë dhe pas 3-6 muajsh, nuk mbetet më asgjë. Është ushqim për krimbat e tokës,” tha ai.

Rreth 1.5 milion nga maskat, të cilat kushtojnë 1 € secila, janë shitur në të gjithë botën, sipas agjencisë së lajmeve.