BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Bota

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA e Kinës/ Çfarë paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit sekretari amerikan Blinken

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA e Kinës/ Çfarë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës dhe Rusisë, megjithëse pa përmendur me emër dy vendet.

Të premten, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zoti Blinken paralajmëroi se veprimet e disa vendeve po shërbejnë si shembull i papërgjegjshmërisë për vende të tjera.

Takimi mbi larminë kulturore, i organizuar nga Kina e cila kryeson gjatë muajit maj Këshillin e Sigurimit, zhvillohet në një moment të intensifikimit të tensioneve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës, Amerikës dhe Kinës.

Sekretari Blinken theksoi se është e domosdoshme që vendet individuale të përmbushin angazhimet ndërkombëtare, të përqëndrohen tek të drejtat e njeriut dhe të respektojnë parimin e sovranitetit të barabartë.

“Kur vende anëtare të OKB-së, sidomos anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit nuk përfillin rregullat dhe bllokojnë përpjekjet për të mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjin ndërkombëtar, u dërgohet mesazh të tjerëve të thyejnë rregullat pa pasur frikë se do të mbahen përgjegjës,” tha kryediplomati amerikan.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me Francën dhe Britaninë janë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për gjenocid kundër popullatës ujgure në rajonin Xinjiang. Kina i hedh poshtë akuzat për keqtrajtim dhe thotë se masat e saj janë luftë kundër terrorizmit.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi haptazi planin amerikan për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë për demokracinë globale. Uashingtoni “po krijon një klub të interesave speciale me bazë të qartë ideologjike” që do të “thellojë më tej tensionet ndërkombëtare dhe do të shënojë vija ndarëse në një botë që ka nevojë për një axhendë bashkimi më shumë se kurrë më parë,” tha zoti Lavrov./voa

Më të lexuarat