
Vjen lajmi që do të bëjë kthesën e madhe nëpër spitale! Doktorët e njohur në Itali nxjerrin detajet TRONDITËSE: Ky mjekim i ka çuar drejt vdekjes shumë pacientë të infektuar me koronavirus!


Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike. Ai nënshkroi një urdhër që pengon kompanitë amerikane që të përdorin rrjete telekomunikacioni të huaj pasi besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare, ndërsa objektivi i vërtetë duket se është Huawei.
Ai i jep sekretarit të tregtisë fuqinë që "të ndalojë transaksionet që paraqesin një rrezik", thuhet në deklaratë. Ky veprim u prit menjëherë nga kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve, i cili tha në një deklaratë se ishte "një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të rrjeteve të Amerikës".
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, urdhri i Trump ka për qëllim "të mbrojë Amerikën nga kundërshtarët e huaj, të cilët në mënyrë aktive dhe gjithnjë e më shumë po krijojnë dhe shfrytëzojnë dobësitë në infrastrukturën dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit".
Por gjiganti kinez i teknologjisë reagoi menjëherë duke deklaruar se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane. Vendimi i Trump erdhi pasi disa vende kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.
SHBA ka bërë presion ndaj aleatëve për të shmangur Huawei në rrjetet e tyre. Lëvizjet ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet midis SHBA dhe Kinës, të cilat ishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në luftën tregtare. Huawei ka qenë në epiqendrën e luftës së pushtetit të SHBA-Kinës që ka dominuar politikën globale gjatë vitit të kaluar.
Më të lexuarat


S’ka qetësi! Sërish tërmet në Greqi, ja epiqendra

Papa Françesku fillon vizitën historike në Irak

Shihni çfarë ka ndodhur pas tërmetit vdekjeprurës / Banorët shokohen nga pamjet e gropave gjigante (Fotot që po thyejnë rrjetin)

Autoritetet Shëndetësore publikojnë bilancin e COVID, surpriza të pakëndshme në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Vaksinat ruse dhe kineze kundër COVID, ministri francez tregon çfarë rreziku sjellin ata për BE dhe shëndetin publik

Vjen lajmi që do të bëjë kthesën e madhe nëpër spitale! Doktorët e njohur në Itali nxjerrin detajet TRONDITËSE: Ky mjekim i ka çuar drejt vdekjes shumë pacientë të infektuar me koronavirus!

Po lëviznin një shtyllë elektrike, punëtorët shokohen nga ajo që zbulojnë aksidentalisht: E jashtëzakonshme

‘Është më ngjitës dhe rrezikon të rinjtë”, gjermanët japin alarmin për variantin e ri të COVID: Mund të bëhet dominues!

“Boll më!Merkel të japë dorëheqjen”, gazeta e njohur gjermane shpërthen ndaj kancelares: Ka dështuar në…

Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i
