BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Bota

Rusët po krijojnë vaksinën e parë të ngrënshme, shkencëtarët tregojnë se çfarë shije do të ketë!

Rusët po krijojnë vaksinën e parë të ngrënshme,

E ndërsa vaksinimi po vijon, shkencëtarët në Shën Petersburg do të nxjerrin në treg një vaksinë të ngrënshme. Kjo duket si një ide e duhur për ata persona që kanë frikë gjilpërat. Instituti rus i Mjekësisë Eksperimentale ka deklaruar se po kryen disa testime të vaksinës së parë në botë të koronavirusit, që do të mund të pihet nga shishja.

Duke parë numrin e mjekëve e infermierëve që nevojiten për dhënë injeksionet, ata shpresojnë që formula e re do të shpejtojë imunizimin e njerëzve, madje dhe duke u lënë një shije të mirë në gojë. Këtë e ka bërë të ditur, zyrtari i lartë i Akademisë ruse të Shkencave, Alexander Dmitriev, i cili u shpreh se vaksina me bazë kosi mund të përfundojë në fund të vitit, nëse sigurohen fondet e nevojshme prej 220 milionë rubla ($2.9 milionë).

Alexander Suvorov, një nga shkencëtarët që po punon për këtë ide, u shpreh se shija e vaksinës së ngrënshme do të ketë shijen e ngjashme me pijen tradicionale ruse ryazhenka ‘riazhenka’, në formën e qumështit të përzier me kos. Ideja duket e bukur për personat që i druhen shiringave, ndërsa pritet të shihet impakte që do të ketë tek personat që do ta marrin këtë vaksinë të ngrënshme.

Më të lexuarat