
“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Rusia akuzon Ukrainën për ekzekutimet brutale e të burgosurve të luftës: Askush nuk do të jetë në gjendje të përshkruajë

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Nëntor 2022

Rusia akuzoi të premten Ukrainën për ekzekutimin e disa ushtarëve të dorëzuar në atë që Moska tha se përbënte një “krim lufte”.
Pretendimet e Moskës vijnë pasi OKB-ja publikoi këtë javë një raport duke thënë se të burgosurit e luftës nga të dyja palët i ishin nënshtruar torturës dhe keqtrajtimit.
“Askush nuk do të jetë në gjendje të përshkruajë vrasjen e qëllimshme dhe metodike të më shumë se dhjetë ushtarëve rusë të kapur rob… të cilët u qëlluan në kokë, si një “përjashtim tragjik”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Deklarata e ministrisë ruse të mbrojtjes i referohet videove që qarkullojnë në mediat sociale në gjuhën ruse që tregojnë trupat e ushtarakëve rusë që ishin dorëzuar te trupat ukrainase dhe më pas ishin vrarë.
Një video tregon ushtarët që me sa duket iu dorëzuan personelit ushtarak të kamufluar dhe të veshur me shirita të verdhë. Ushtarët që po dorëzoheshin shtrihen përtokë në oborrin e shtëpisë të mbushur plot me mbeturina.
Videoja ndërpritet papritur teksa dëgjohen të shtëna.
Një tjetër video e filmuar nga lart tregon trupat e rreth dymbëdhjetë njerëzve të rrethuar nga njolla të dukshme gjaku.
AFP-ja nuk i ka konfirmuar në mënyrë të pavarur videot dhe ministria ruse e mbrojtjes nuk ka thënë se kur janë xhiruar pamjet.
Këshilli rus i të drejtave të njeriut tha se ekzekutimet e supozuara ndodhën në Makiivka, një fshat në rajonin lindor të Luhanskut të Ukrainës, të cilin ushtria ukrainase tha se e kishte rimarrë këtë javë.
“Ne do të kërkojmë një reagim dhe një hetim nga komuniteti ndërkombëtar,” tha kryetari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Valeriy Fadeev në mediat sociale.
Ministria e Mbrojtjes pretendoi se videot përfaqësojnë “prova të reja të një masakre të robërve rusë të luftës të paarmatosur nga personeli ushtarak ukrainas”.
Ai shtoi se kjo “vrasje brutale” nuk ishte “krimi i parë dhe jo i vetmi krim lufte” i kryer nga forcat ukrainase.
Moska akuzoi gjithashtu vendet perëndimore që mbështesin ushtarakisht Ukrainën për mbylljen e syve ndaj abuzimeve të kryera nga ushtria ukrainase.
Kievi do të mbahet përgjegjës për “çdo të burgosur të torturuar dhe të vrarë”, thuhet në deklaratë.
Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj akuzave nga zyrtarët ukrainas.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar të dyja njëra-tjetrën për keqtrajtime të të burgosurve të luftës që nga fillimi i ofensivës së Ukrainës në fund të shkurtit./REL
Më të lexuarat


Turqia jep dritën jeshile për hyrjen e Finlandës në NATO, Suedia nuk merr përgjigje pozitive nga Erdogan

Boshti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në “luftën në hije” me Iranin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO ngre alarmin: Kina po kërcënon Evropën

Lufta në Ukrainë, ministri del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po planifikon Rusia

"50% e stafit u vranë në…"/ Alarmohet Vladimir Putin, Rusia humbet gjysmën e trupave elitare ajrore

E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur, u sulmua nga një i panjohur duke...

Plagosen rëndë 12 ushtarë gjermanë, zbulohet arsyeja e rëndë

SHBA dhe Koreja e Jugut i ‘tregojnë dhëmbët’ Veriut, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të do të dërgojë avionë luftarakë Britania e Madhe në Ukrainë? Kryeministri britanik Sunak zbulon vendimin

Përshkallëzohen tensionet/ Kërcet kallashi mes grekëve dhe turqve në Egje (VIDEO)
