BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Rusia dënon qëndrimin amerikan për traktatin e survejimit: Të hapur për bisedime me të barabartë, SHBA-ja ka bërë atë që akuzon të tjerët

Rusia dënon qëndrimin amerikan për traktatin e survejimit:

“Vendimi i SHBA-së për t'u tërhequr nga traktati “Open Skies” është një hap i penduar, i përshtatshëm në linjën e Uashingtonit për të shkatërruar marrëveshjet për kontrollin e armëve", tha Ministria e Jashtme ruse.

Në një deklaratë, të botuar në faqen e saj zyrtare, ministria hodhi poshtë pretendimet e SHBA-së që Rusia përdori informacionin e marrë gjatë fluturimeve të vëzhgimit në Amerikë dhe Europë për të synuar armët që ndodheshin atje.

Ministria kërkoi nga SHBA-ja që të botonte listën e objekteve, të filmuar në Rusi, duke nënkuptuar se Uashingtoni bëri vetë atë që akuzon Rusinë.

"Ne jemi të hapur për dialog, por vetëm për një të barabartë, që synon shqyrtimin e ndërsjellë të interesave dhe shqetësimeve. Rusia do të ndërtojë politikën e saj të ardhshme drejt “Open Skies” bazuar vetëm në interesat e sigurisë kombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj", -thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në një deklaratë të veçantë, zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov tha se një shënim zyrtar, i dorëzuar nga Ambasada Amerikane në Shërbimin e Jashtëm rus, është një lloj ultimatumi, duke kërcënuar të tërhiqet nga traktati nëse Rusia nuk plotëson kërkesat e SHBA-së deri më 22 nëntor.

Zyrtari rus i cilësoi të pabaza akuzat e SHBA-së: “Jemi të përkushtuar ndaj traktatit dhe të gatshëm të vazhdojmë dialogun, të kërkojmë marrëveshje, por jo të pranojmë dhe zbatojmë udhëzimet e Uashingtonit”.

"Dua të them që ne do të punojmë në favor të ruajtjes së marrëveshjes: është e rëndësishme dhe e vlefshme. Unë besoj se kolegët tanë amerikanë kanë kaluar shënime të ngjashme sot, jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha 33 vendet e tjera që janë palë në këtë traktat”, -tha ai.

Ryabkov kujtoi që sipas nenit 15 të traktatit, shtetet depozituese të Traktatit për Qiejt e Hapur, Kanadaja dhe Hungaria, duhet të mbajnë një konferencë të vendeve pjesëmarrëse brenda 30 deri 60 ditëve, ku shtetet do të vendosin fatin e saj, i cili tani varet nga pozicioni i vendeve evropiane, dhe shtoi se nëse ata bashkohen me kërkesat e SHBA-së nuk do të ketë shanse ta ruajnë atë".

Më të lexuarat