
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Rusia drejt humbjes, Perëndimi bëhet gati për “ferrin” pas luftës, ja vendi që do të ketë në “shënjestër” Vladimir Putin nëse mposhtet në Ukrainë

Shkruar nga Marsela Shytia 30 Maj 2023

Duket e çuditshme, por në Perëndim ka nisur të flitet hapur për mundësinë e disfatës së Vladimir Putin, në fushën e betejës, në luftën e pakuptimtë që vazhdon prej shumë muajsh në Ukrainë. Kjo sepse një Rusi humbëse, do të jetë “hakmarrëse” dhe pa dyshim kërcënim për Perëndimin, sidomos Britaninë e Madhe. Ky ka qenë edhe përfundimi i kreut në largim të RAF, Sir Mike Wigston, Shefi i Shtabit Ajror. Ai ka paralajmëruar se kërcënimi do të zgjasë ose do të përkeqësohet nëse presidenti rus, Vladimir Putin rrëzohet. Duke iu referuar konfliktit, Sir Mike tha: “Kur konflikti në Ukrainë të përfundojë dhe Ukraina të ketë rivendosur kufijtë e saj, siç duhet, ne do të kemi një Rusi të dëmtuar, hakmarrëse dhe brutale, mjeti i së cilës për të na dëmtuar është përmes sulmit ajror, sulmit me raketa dhe sulmit nëntokësor.” Komentet e tij mbi kërcënimin e Rusisë pas përfundimit të luftës në Ukrainë janë të rëndësishme, pasi është hera e parë që një udhëheqës ushtarak perëndimor shpreh publikisht shqetësimet që mendohet se janë diskutuar privatisht, speciifikisht skenari se si mund të veprojë Rusia nëse mposhtet në Ukrainë.
Ndihma e Perëndimit
Në fillim të këtij muaji, gjenerali amerikan Christopher Cavoli, kreu i Komandës Evropiane të vendit të tij, tha se pavarësisht humbjeve të mëdha të ushtrisë si rezultat i luftës në Ukrainë, forcat e armatosura ruse mbeten një kërcënim i rëndësishëm. “Forcat tokësore janë dobësuar shumë. Ata kanë hasur probleme të mëdha por marina nuk ka humbur pothuajse asgjë”, tha ai.Aleatët e Ukrainës kanë këmbëngulur se do të mbështesin planin e Kievit për të rivendosur kufijtë e tij me mjete ushtarake.Në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe homologu i tij holandez Mark Rutte ranë dakord të ndërtonin një "koalicion ndërkombëtar" për të ndihmuar në blerjen e avionëve luftarakë F-16 për Ukrainën.Dhe presidenti i SHBA Joe Biden miratoi planet për të lejuar aleatët të trajnojnë forcat ukrainase se si të operojnë F-16. Kjo duket se zemëroi autoritetet ruse dhe ministri i Jashtëm i Rusisë tha se vendet perëndimore po “luajnë me zjarrin”. Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin për 'një përshkallëzim të papranueshëm' të luftës.
Rusia pa Putin
Sakaq, duke bërë një paralajmërim të ashpër, Sir Mike ka thënë se kërcënimi nga Rusia ka të ngjarë të zgjasë me vite dhe mund të përkeqësohet, edhe nëse Putini detyrohet të largohet nga pushteti, Sir Mike tha se sistemi i Kremlinit "nuk është vetëm për një person". Ai tha se të tjerët, që presin të marrin pushtetin në Moskë, “mund të jenë po aq brutalë dhe të egër sa Putin”. Sipas tij, Rusia do të mbetet një nga kërcënimet e qëndrueshme ndaj Britanisë së Madhe edhe pas performancës së dobët të Moskës në Ukrainë.Sir Mike shtoi: “Ka një strukturë të tërë dhe një hierarki pas Putinit. Pra, edhe nëse Putini do të zhdukej nga skena, ka të tjerë të panumërt që mund ta zëvendësojnë atë". Deklaratat duket se i referohen spekulimevese njerëz si Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ose Ramzan Kadyrov, diktatori vrasës i Çeçenisë, mund të pasojnë Putinin. Nëse jo ata, me siguri Putin do të zgjedhë të vendosë në “fron”, ndonjë nga njerëzit e tij të besuar.
Leksionet për Perëndimin
Sir Mike tha po ashtu se lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë kishte identifikuar mësime të tjera për forcat e armatosura perëndimore. "Na tregoi dobinë e dronëve, padyshim një tipar i betejave në të ardhmen”, argumenton ai. Po ashtu ekspertë të tjerë kanë argumentuar se lufta i mësoi Perëndimit se konflikte si këto është më mirë t’i parandalosh sesa t’i përballosh. Së dyti, shantazhi bërthamor është një mjet i fuqishëm për shtetet agresore, disa prej të cilave ushqejnë ende dëshirën për territorial aneksime njëlloj si dikur. Së treti, që realiteti politik formësohet nga ngjarjet në fushën e betejës dhe që fituesit korrin shpërblimet e suksesit ushtarak. Dhe së fundmi që marrëdhënia transatlantike është absolutisht thelbësore për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndaj, Sir Mike, me37 vite eksperiencë, tha se edhe pas shumë vitesh nga tani, kërcënimi më i madh do të jetë nga Rusia, qoftë me ose pa Vladimir Putin.
Më të lexuarat


Tronditet SHBA, Biden po mendon tërheqjen nga gara për president, Trump shpalos planin e frikshëm të mandatit të dytë, bën gati “listën e vrasjeve”, ja 3 emrat që ka në shënjestër manjati

ISIS dhe Al-Kaeda po “zënë rrënjë” në Evropë, shërbimet sekrete vihen në lëvizje në të gjithë kontinentin, sulme të tmerrshme priten deri në fund të vitit, ja vendet më të rrezikuara

Video/ Prezantuesja e njohur bën gjestin e turpshëm gjatë edicionit të lajmeve

Shuhet motra e sundimtarit kubanez Fidel Castro

OBSH ndez sirenën e alarmin: Sistemi shëndetësor i Gazës është afër kolapsit total

Putin në garë me kohën, presidentit rus i ka mbetur edhe një javë, ja “rebelimi” që po prish qetësinë e Kremlinit

Një katastrofë edhe më e rëndë se Çernobili rrezikon Evropën, ja çfarë po ndodh në centralin bërthamor më të rrezikshëm në kontinent

Italia i bindet SHBA-së dhe BE-së, njofton tërheqjen nga nisma e Xi Jinpinf, ja pse lëvizja nuk do t’i pëlqejë aspak presidentit kinez

Policia aksion “blic” në Tiranë kundër lojërave të fatit, 20 të shoqëruar

“Refuzoj të jem politikani që bën premtime dhe më pas...”, ministri i Emigracionit dorëhiqet nga qeveria Sunak, zbulohet arsyeja e fortë
