BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para
x

Bota

Rusia financime për të vrarë trupat amerikane? Shtëpia e Bardhë deklaron se Trump është i painformuar, Moska mohon akuzat

Rusia financime për të vrarë trupat amerikane? Shtëpia e

Pavarësisht dukjes herë herë paqësore dhe raporteve në dukje të mira, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kurrë nuk kanë pasur realisht një marrëdhënie të paqtë. Së fundmi, zbulimi amerikan ka arritur në konkluzionin se ushtria ruse është duke punuar në fshehtësi kundër trupave amerikane në Afganistan. Sipas gazetës New Yourk Times, zbulimi amerikan pretendon se ka zbuluar se ushtria ruse u ka ofruar shpërblime militantëve të lidhur me talebanët në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë dhe forca të tjera të koalicionit. Pavarësisht se gazeta në postimin e 26 qershorit pretendonte se për një gjë të tillë është vënë në dijeni edhe presidenti amerikan Donald Trump, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, mohoi që Presidenti Donald Trump të ishte informuar, dhe e quajti njoftimin e New York Times të pasaktë. “As President Trump dhe as nënpresidenti Mike Pence nuk janë informuar nëse vërtetë ka raporte të tilla të agjencive amerikane të zbulimit. Ky fakt nuk vë në pikëpyetje meritën e raporteve të zbulimit, por dëshmon pasaktësinë e artikullit të New York Times, që pretendon se presidenti ishte informuar mbi këtë çështje”, sqaroi ajo. Gazeta, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, të cilët kishin dijeni për raportin e shërbimeve të zbulimit, njofton se presidenti ishte informuar dhe Këshilli për Sigurinë Kombëtare e kishte diskutuar këtë temë në fund të marsit. Zyrtarët kishin diskutuar përgjigje të ndryshme, përfshirë një notë proteste diplomatike drejtuar Rusisë, por Shtëpia e Bardhë nuk ka autorizuar asnjë hap, thuhet në artikull.
Sipas artikullit të publikuar nga gazeta, një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, që ka lidhje me tentativa vrasjesh në Evropë, ka ofruar shpërblime për sulme të tilla gjatë vitit të kaluar. Militantë, ose elementë kriminalë të armatosur, të lidhur ngushtë me ta, besohet se kanë marrë një pjesë të parave të dhëna si shpërblim.

Ministria e jashtme ruse mohon akuzat

Pas publikimit të artikullit, ka reaguar Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila e ka cilësuar New Yourk Times “një kazan informacioni”, ndërsa lajmin e ka konsideruar si një shfaqje e qartë e aftësisë së ulët intelektuale të propagandistëve në shërbimin amerikan të inteligjencës të cilët, sipas ministrisë në vend që të shpikin diçka më të besueshme, kanë dalë me këtë budallallëk.

Neë York Times shkruan në artikullin e saj se raportet e zbulimit bazoheshin pjesërisht në intervista me operativë të Talebanëve të kapur nga ushtarë amerikanë. Artikulli njofton se ekstremistë që kishin lidhje me Talebanët ose “elementë kriminalë që kishin kontakte të ngushta me ta” kishin marrë shuma parash. Por New York Times njofton se nuk është e qartë nëse asnjë apo ndoshta 20 ushtarë amerikanë janë vrarë vjet në Afganistan në sulme që lidhen me këto pagesa. Ndërkohë që këto akuza ngrihen në median amerikane, SHBA po përpiqen të çojnë përpara një proces paqeje në Afganistan, pasi u nënshkrua një marrëdhënie mes Uashingtonit dhe Talebanëve në bazë të së cilës trupat amerikane do të largohen nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Reagimet amerikane

Janë dy anëtarët e Kongresit amerikan që kanë kërkuar përgjigje në lidhje me ngjarjen. Senatori Lindsey Graham shkroi në Twitter se është shumë e rëndësishme që Kongresi të zbulojë të vërtetën. Senatori Bob Menendez tha se Kongresi duhet të veprojë “nëse Presidenti Trump nuk pranon të konsiderojë Putinin përgjegjës për financimin e terrorizmit kundër trupave amerikane në Afganistan”. Nuk ka ngelur pa reaguar edhe ish nënpresidenti Joe Biden i cili akuzoi presidentin se nuk kishte vepruar. Biden tha se këto njoftime shokuese, nëse janë të vërteta, tregojnë se zoti “Trump e ka ditur prej muajsh” dhe “nuk ka bërë asgjë prej muajsh” madje ka bërë “më keq se asgjë”.Biden, pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Më të lexuarat