BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

Rusia merr masa kundër pandemisë, presidenti dekreton pushim kombëtar dhe takson të pasurit

Rusia merr masa kundër pandemisë, presidenti dekreton pushim

“Rusia ka arritur ta përmbajë koronavirus deri më tani, por vendi nuk është në gjendje të bllokojë plotësisht kërcënimin”. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke nënvizuar se tani është e domosdoshme të respektohen indikacionet e autoriteteve.

Për të frenuar përhapjen e virusit, Putin njoftoi se një javë pushim kombëtar, nga 28 marsi deri më 5 prill. "Qëndro në shtëpi", i tha Putin kombit në televizion.

Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar vendosjen e taksës 15% të kapitalit që eksportohet nga Rusia, si dhe vendosjen e një takse prej 13% (e barabartë me taksën e të ardhurave) për interesin e krijuar nga investimet financiare (por vetëm nëse kapitali i investuar është më i madh se 1 milion rubla, ose afërsisht 12 mijë euro me kursin aktual të këmbimit).

Të ardhurat do të përdoren për të financuar masat sociale kundër krizës. Në praktikë është një taksë ndaj oligarkëve dhe klasës më të pasur ruse.