
“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Rusia shpallet rreziku numër një, cila është strategjia e re e NATO-s

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Qershor 2022

Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të Spanjës, udhëheqësit e NATO-s miratuan konceptin e ri strategjik të aleancës, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën.
Ndërsa aleanca miratoi gjithashtu kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep takimi i NATO-s. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e anijeve të reja luftarake në Spanjë, si dhe avionë F-35 në Britani.
Udhëheqësit e NATO-s miratuan sot konceptin e ri strategjik të aleancës, dokument që hartohet një herë në dhjetë vjet. Strategjia më e fundit e NATO-s e vitit 2010 e përcaktonte Rusinë një “partnere strategjike”. Tashmë, aleanca e konsideron Moskën një rrezik parësor.
“Sot, udhëheqësit e NATO-s morën vendimin historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë vende anëtare të NATO-s… Udhëheqësit miratuan konceptin e ri strategjik të NATO-s që po publikohet në këto momente. Ky është një koncept i ri strategjik… E bën të qartë se Rusia përbën rrezikun më domethënës dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Strategjia e re shpalos përqasjen e NATO-s edhe për çështje si siguria kibernetike, ndryshimi klimatik, apo rritja e ndikimit ekonomik dhe ushtarak të Kinës.
Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep NATO.
“Në këtë takim, aleanca mirëpret Finlandën dhe Suedinë. Aplikimi historik për anëtarësim, si dhe vendimi i tyre për ta lënë traditën e neutralitetit dhe për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s, do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurtë. Po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm se NATO është e fortë, e bashkuar, dhe se hapat që do të ndërmarrim në këtë takim do të rrisin më tej fuqinë tonë të përbashkët”, tha Presidenti Biden.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e dy destrojerëve të tjerë në bazën Rota në Spanjë, si dhe të dy skuadriljeve të reja me avionë F35 në Britani.
Kryeministri britanik Boris Johnson e përshkroi takimin e NATO-s si një takim historik.
“Mendoj se mësimi i parë nga sot është se nëse Vladimir Putini po shpresonte se do të kishte prani më të vogël të NATO-s në frontin e tij perëndimor, si rezultat i sulmit të tij të paprovokuar dhe të paligjshëm në Ukrainë, ai ka rezultuar plotësisht i gabuar. Ai po merr në këmbim më shumë NATO. Ky është një takim historik në shumë mënyra; kemi tashmë dy vende të reja që po anëtarësohen, Finlandën dhe Suedinë. Një hap i jashtëzakonshëm përpara për aleancën tonë”, tha zoti Johnson.
Alenaca do të dërgojë ftesa zyrtare për anëtarësim për këto dy vende dhe vendimi për anëtarësimin e tyre do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.
Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj ka lëkundur paqen në Evropë dhe e ka shtyrë NATO-n të dislokojë forca dhe armatime në Evropën Lindore në përmasa të papara që nga Lufta e Ftohtë. Vendet anëtare kanë dërguar gjithashtu miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe civile në Ukrainë./ VOA
Më të lexuarat


Përshkallëzohen konfliktet/ Nuk ka qetësi në Egje, zbardhet lëvizja urgjente e avionëve luftarak të Turqisë, ja çfarë po ndodhë në Greqi

"Mbajtja e sekreteve..."/ Rezidenca e Trump, shqetësim për inteligjencën amerikane. Çfarë fshihet në kompleksin madhështor ku ish-Presidenti gjeti ngushëllim pas humbjes së zgjedhjeve

Anije spiune ruse dhe nëndetëse në detet tona, nisin lojërat luftarake në Adriatik, zbulohet operacioni top-sekret që mund të shkaktojë luftë, ja lëvizja e NATO

Thatësia historike bën zbulimin shokues/ “Nëse i shihni duhet të qani për atë që ju pret”, dalin për herë të parë paralajmërimet shekullore nga shtrati i lumit ndërsa Evropa vuan nga thatësira ekstreme

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

(VIDEO) Pamje të tmerrshme nga shpërthimi i depos, ku humbën jetën 5 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën

Pas temperaturave ekstreme, sinoptikanët paralajmërojnë ndryshim drastik të motit, autoritetet ngrenë alarmin (VIDEO)

E pabesueshme, por e vërtetë/ Gjarpri e kafshoi në buzë, vogëlushja 2-vjeçare hakmerret ndaj tij, i habit të gjithë me veprimin e saj

Rusia merr vendimin ndaj Koresë së Veriut. Zbardhen zhvillimet e fundit

Bëhet gati pasuesja e Boris Johnson, kush është gruaja “e hekurt” që doli kundër monarkisë dhe e konsideroi Brexit si të rrezikshëm, ja skenari i frikshëm për dimrin në Britani
