BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Rusia shton provokimet, pas ushtrisë në kufirin ukarinas nis stërvitjet në Detin e Zi, Gjermania ultimatum Putinit

Rusia shton provokimet, pas ushtrisë në kufirin ukarinas nis

Vladimir Putin ka urdhëruar lëvizjen më të madhe të trupave për gati 50 vjet, që nga kulmi i Luftës së Ftohtë, dhe thuhet se është gati të shkojë në luftë me SHBA. Kështu raporton The Mirror, referuar ngjarjeve të fundit në Ukrainë dhe lëvizjen e madhe të trupave në rajon. Vladimir Putin mund të ketë urdhëruar deri në gjysmë milioni trupa në kufirin ukrainas ndërsa frika e luftës në Evropë rritet. Ditën e djeshme marina ruse filloi stërvitjet në Detin e Zi në një shfaqje të forcës përpara ardhjes së dy anijeve luftarake të SHBA-së në rajon. Videot e publikuara gjatë të mërkurës duket se tregojnë armatim të rëndë në lëvizje në rajonin e Krasnodarit dhe anije detare në lumin Don. Pamjet e reja tronditëse të ditës së djeshme treguan gjithashtu Flotën e Detit të Zi të Rusisë në manovra, ndërsa Ukraina zhvilloi gjithashtu stërvitje detare pranë Krimesë. Dy ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri një ofertë presidentit rus Vladimir Putin për një takim bilateral në një vend të tretë, ndërkohë dje Rusia ka filluar stërvitjen. Sipas raportimeve, Putin mund të ketë urdhëruar lëvizjen e më shumë se gjysmë milioni trupa që përfshijnë forca nga Paqësori në Baltik.

Reagon Gjermania

Ndërkohë, ditën e djeshme Gjermania ka akuzuar Rusinë se po synon të provokojë përmes rritjes së prezencës ushtarake në Gadishullin e pushtuar të Krimesë, dhe në pjesën e kufirit me Ukrainën, si dhe ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se është duke iu përgjigjur kërcënimeve nga NATO-ja. “Bindja ime është se pala ruse është duke tentuar gjithçka për të nxitur reagim. Bashkë me Ukrainën, ne nuk do të hyjmë në këtë lojë. Është e qartë që Rusia është duke pritur për ndonjë lëvizje, le të themi nga NATO-ja, për të pasur një pretekst që të vazhdojë veprimet e veta”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. Kramp-Karrenbauer po ashtu ka hedhur dyshime në pretendimet e Moskës se prezenca në rritje ushtarake e Moskës është përgjigje ndaj kërcënimeve nga aleanca transatlantike e NATO-s. “Nëse kjo është manovër, siç thotë pala ruse, ekzistojnë procedura ndërkombëtare përmes së cilave një palë mund të krijojë transparencë dhe besim”, ka thënë ajo.

Takimi Blinken-Borrel

Sakaq, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë. “Zoti Borrell dhe Sekretari Blinken, biseduan për lëvizjet ushtarake ruse në kufirin ukrainas dhe në Krime dhe shprehën shqetësim të thellë në lidhje me përqendrimin ushtarak në rritje të forcave ruse në javët e fundit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Borrell. Përfaqësuese i BE për Politikën e Jashtme dhe zoti Blinken ranë dakord të punojnë së bashku për stabilitetin në Afganistan dhe gjithashtu shkëmbyen mendime mbi krizën aktuale në Etiopi. Një çështje tjetër që diskutuan Blinken dhe Borrell ishte situata e fundit në bisedimet midis Iranit dhe fuqive perëndimore lidhur me zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore (2015). Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014. Moska po ashtu përkrah separatistët në luftën kundër Qeverisë ukrainase, në të cilën janë vrarë më shumë se 13,000 persona në lindje të Ukrainës, nga viti 2014. Meqë tensionet janë në rritje e sipër, presidenti amerikan Joe Biden, i ka bërë thirrje të martën homologut të tij rus Vladimir Putin, që të marrë masa për të ulur tensionet me Kievin, dhe ka propozuar një samit në mes të dy liderëve, në një shtet të tretë.