BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Bota

Rusia u ofroi SHBA-ve shkëmbim të të burgosurve, sot dënon me 9 vite burg basketbollisten amerikane

Rusia u ofroi SHBA-ve shkëmbim të të burgosurve, sot dënon

Ylli i basketbollit amerikan për femra, Brittney Griner, do të duhet të shpenzojë nëntë vjet në burg, për akuza të trafikimit të drogërave, pasi një gjykatë në Rusi e shpalli atë të fajshme. Po ashtu, ajo do të jetë e detyruar të paguajë një gjobë prej 16 mijë dollarësh, si pjesë e dënimit. 31-vjeçarja, fituese e medaljes së artë olimpike me ekipin amerikan të basketbollit të femrave, u arrestua në muajin shkurt në një aeroport pranë Moskës. Në pajisjen e saj të cigares elektronike, u gjet një sasi vaji kanabisi dhe pas kontrolleve të mëtejshme, në disa ampula të tjera rimbushëse të pajisjes, të cilat ajo i kishte në valixhe, u gjetën sasi të tjera vaji kanabisi. Në Rusi, lënda narkotike e kanabis sativës është e jashtëligjshme dhe posedimi i saj dënohet me burg. Ekipi mbrojtës i basketbollistes amerikane bëri me dije se do ta apelojë vendimin, por rrethanat duket se janë kundër yllit amerikan të sportit. Në çështjen e Greiner ka ndërhyrë në mënyrë direkte edhe vetë presidenti amerikan, JoeBiden, i cili ka bërë thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm, pasi po e cilësonte si të jashtëligjshëm mbajtjen e saj në regjim burgu. Në terma të gjerë, Moska po e bën gjithë këtë lojë me fatin e Greiner, për të rikthyer në Rusi një prej trafikantëve më të famshëm, i cili është kapur nga amerikanët: ViktorBout, i njohur si “trafikanti i vdekjes”. Ky i fundit, mund transferohet në Moskë në formë shkëmbimi për Greiner, në një rast që mund të cilësohet edhe si “diplomaci e pengjeve”. Pavarësisht se të dy tashmë të burgosur, më shumë se sa si kriminelë, Greiner dhe Bout po trajtohen si pengje lufte, duke i bërë çështjet e tyre publike dhe mediatike, në mënyrë që të dy vendet të angazhohen për kthimin e qytetarëve të tyre në atdhe. Mirëpo, ky shkëmbim, ende duket i largët.