BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Bota

Rusia vendi i parë që miratoi një vaksinë, shkencëtarët të shqetësuar, ngrenë akuza për të dhëna të pasakta: Numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura

Rusia vendi i parë që miratoi një vaksinë,

Presidenti Vladimir Putin kohët e fundit njoftoi se një ekip i shkencëtarëve rusë ka arritur të zhvillojë një vaksinë për COVID-19 dhe se përdorimi i saj ishte miratuar nga autoritetet rregullatore , të paktën nga ato ruse.

Sidoqoftë, lajmi shqetësoi disa shkencëtarë dhe mjekë në të gjithë botën pasi testet njerëzore të vaksinës  të quajtur me nofkën Sputnik V , kishin filluar disa muaj para njoftimit të Putinit.

Shekncëtarët tani kanë zbuluar disa anomali të dukshme.  Grafikët që tregojnë nivelin e përgjigjes imune në njerëz të ndryshëm, në pika të ndryshme kohore pas marrjes së vaksinës, duket se tregojnë modele të përsëritura të të dhënave.

Dr Christoffer van Tulleken, një profesor i asociuar në University College London,  tha se ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.

“Ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.  Mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, por e gjitha kjo minon besimin e publikut tek vaksina”– tha ai.

Dr Denis Logunov, i institutit kërkimor të Moskës, i cili zhvilloi vaksinën, tha:

‘Ne i mohojmë kategorikisht akuzat për të dhëna të pasakta statistikore të botuara në The Lancet.’

Rusia ishte vendi i parë që miratoi një vaksinë pas vetëm disa muajsh provash dhe Presidenti Vladimir Putin njoftoi se ishte vajza e tij ajo që e provoi e para vaksinën.

Më të lexuarat