BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Bota

“Sa kohë ju duhet që të godisni”, izraelitët njoftojnë për sulmin, shikoni si reagon administratori i pallatit në Gaza (VIDEO)

“Sa kohë ju duhet që të godisni”, izraelitët

Administratori i nja pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej. Jamal Nasman nuk dukej fare i frikësuar teksa fliste në telefon, edhe pse bëhej fjalë për një çështje tepër serioze.

Ai tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se i ishte kërkuar që banorët e godinës 13-katëshe të largoheshin. Ndërsa Izraeli tha se pallati përdorej edhe nga militantë të Hamas.

“Edhe sa kohë ju duhet? Dy ose tre orë? Ju thatë dy ose tre orë dhe më pas nuk duhet të ketë njeri aty?  Të shkoj t’u them që të mos afrohet njeri? Në rregull, do të pres që të godisni. Të gjithë janë larguar nga godina, edhe ata të godinave përreth po qëndrojnë në rrugë. Nuk ka njeri brenda”, dëgjohet Nasman të thotë në telefon.

Lufta e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj. Deri më tani, 140 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 40 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 950 të tjerë.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor.

Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste.