Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Samiti historik i kushtoi 15 milionë dollarë qeverisë së Singaporit

Samiti historik i kushtoi 15 milionë dollarë qeverisë së Singaporit

Postuar: 13/06/2018 - 15:31

Pesëmbëdhjetë milionë dollarë i ka kushtuar qeverisë së Singaporit, samiti historik mes Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit, ku përfshihen masat shtesë të sigurisë.
 
Ky që shihni në pamjet më poshtë është rezorti turistik me 5 yje Capella. Aty u organizua i gjithë takimi mes dy liderëve. Që të ishte krejtësisht në dispozicion të samitit, qeveria kishte prenotuar të 100 dhomat e hotelit, secila me një çmim mbi 500 dollarë nata.
 
Në restorantin e këtij hoteli u shtrua edhe dreka luksoze mes dy liderëve, që përmbante ndër të tjera në menu për koktejl me karkaleca me salcë avokado, mish derri me oriz të skuqur për Kim Jong un dhe brinjë viçi me patate të gatuara me qumësht, djathë dhe brokoli për Donald Trumpin, si dhe 3 ëmbëlsira të ndryshme mes të cilave gështenjë me çokollatë të zezë. Liderët u akomoduan në dy hotele luksoze 6 km larg vendit të samitit.
 
Pas përfundimit të samitit, Trump i hapi dyert e limuzinës presidenciale me vlerë 1.6 milionë dollarë, prodhuar me porosi për t’i rezistuar sulmeve ushtarake e kimike.
 
CNN e komentoi jo pa ironi këtë marrëveshje. Në një lidhje direkte, ikona e NBA Dennis Rodman, mik i ngushtë i udhëheqësit koreanoverior, shpërtheu në lot teksa fliste me entuziazëm për samitin historik.
“E dija që gjërat do të ndryshonin. E dija. Unë kam qenë i vetmi”- tha ish basketbollisti amerikan, i cili mbante në kokë kapelen e fushatës së Donald Trump me sloganin “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:57

Në shkretëtirën Thar të Pakistanit, 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një nate vdekjeprurëse me rrufe.

Postuar: 15/11/2019 - 21:02

Franca u ka dërguar vendeve të BE draftin me metodologjinë e re për zgjerimin, në të cilin kërkon

Postuar: 15/11/2019 - 20:48

Sëmundja e pagëzuar me emrin “Vdekja e Zezë” është rikthyer.

Postuar: 15/11/2019 - 20:08

Shembet kupola e një xhamie gjatë ndërtimit në Turqi.

Postuar: 15/11/2019 - 18:48

Drejtori i medias italiane ''Campani News'' Mario De Michele u sulmua nga persona

Postuar: 15/11/2019 - 18:29

Mos u gënjeni nga ajo që shihni në televizion pasi natyra në fakt nuk është madhështore sa në d

Postuar: 15/11/2019 - 16:33

Rrufetë kanë goditur dhe vrarë të paktën 18 njerëz dhe kanë plagosur dhjeta të tjerë gjatë një