
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Samiti i 6-të i Duhanit, flasin ekspertët: Ja çfarë duhet bërë për reduktimin e dëmit

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2023

Është mbajtur sot Samiti i 6-të globalë për reduktimin e dëmeve nga duhani, ku janë mbledhur në Athinë shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit nga 30 vende të botës. Në fokus të tij ishte njohja me dëmet që shkakton duhanpirja nëpërmjet studimeve shkencore si dhe prezantimi I produkteve alternative më pak të dëmshme.
“Ky samit është shumë i rëndësishëm sepse na mundëson të takohemi me shkencëtarë nga e gjithë bota, të krahasojmë rezultatet e kërkimeve tona, iniciativat e reja dhe sigurisht të gjejmë strategjitë më të mira për reduktimin e riskut të zhvillimit të sëmundjeve tek duhanpirësit, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive”, tha Giovanni li Volti, drejtor i Qendra së Ekselencës në Universitetin e Katanjës, Itali.
Ekspertët shqiptarë raportuan mbi dy studimet të reja në lidhje me rolin e edukimit në vazhdim të personelit shëndetësor për të informuar më tej komunitetin mbi dëmet e duhanit dhe alternativat e reja, si dhe përdorimin e duhanit nga studentët e shkencave mjekësore.
“Studimi bazohet në 5 vite, 2017-2022 i shtrirë në disa qytete, dhe pas një cikli trajnimesh disavjeçare rezulton se rritja e nivelit të njohurive të personelit shëndetësor është i rëndësishëm. Studimi i dytë mbi konsumin e duhanit tek studentët përgjithësisht kemi një prevalencë të ulët. Të paktën 64% kanë përdorur të paktën një herë cigare në jetën e tyre, kjo prevalencë është më e lartë tek meshkujt dhe një shifër 6% është “vape” që përdorin studentët e mjekësisë”, u shpreh Adrian Hoxha ekspert i Shëndetit Publik, Shqipëri.
Punime shkencore të prezantuara në samit faktuan se në 30 vitet e fundit prevalenca e duhanpirjes ka rënë por me rritjen e popullsisë, numri i përgjithshëm i duhanpirësve është rritur.
39% e popullsisë Shqiptare është konsumatore duhanit, ndërsa ekspertët referojnë se duhanpirësit nuk kanë informacionin e duhur.
Lënia e duhanit është kërkesa e parë e mjekëve, por është parë që vetëm 20% e duhanpirësve marrin guximin të shkëputen nga vesi e më pas disa i rikthehen pas disa vitesh.
“Më e mira është që duhanpirësit të lënë duhanin, por për personat që nuk e lënë dot është e rëndësishme që të kemi një strategji për të reduktuar dëmin. Ne po shikojmë për një botë pa nikotinë dhe pa duhan, por kjo do të marrë kohë, ndaj ne ju kërkojmë pacientëve që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të përpiqen të reduktojnë dëmin nëpërmjet produkteve alternative më pak të dëmshme, thotë Giovanni Li Volti.
E megjithatë, ekspertët kërkojnë që të bëhet kujdes pasi këto produkte nuk duhet të përdoren nga adoleshentët dhe ata që nuk janë konsumtarë të duhanit.
“Këto produkte nuk rekomandohet dhe janë absolutisht të ndaluara për grupmoshën nën 18 vjeç, këto produkte nuk rekomandohen për ata që nuk janë duhanpirës, sepse çdo produkt duhani është i dëmshëm, por këto produkte janë 95% më pak të dëmshme se duhani me djegie”, shprehet Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit, Shqipëri
Duke qenë se studimet kanë faktuar se është pikërisht tymi I duhanit ai që krijon dëme në shëndet dhe jo nikotina, OBSH ka vendosur si objektivë globale që deri në 2030 të kemi një botë pa tym duhani.
Më të lexuarat


Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina zyrtare paralajmëron Britaninë: Ditë të zeza do të vijnë për raportet tona

Akuzohet se ka përhapur informacione të rreme, e pëson keq fituesja e Eurovisionit nga Ukraina

Zyrtari izraelit ndez “llampën e shpresës”: Po shqyrtojmë nëse ka një mundësi për të zgjatur armëpushimin në Gaza

Agresioni rus, BE mban premtimin dhe 'hap thesin' ndaj Ukrainës, ja për çfarë bëhet fjalë

Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve

Zbulimi i REL: Rusët e lidhur me Kremlinin, të punësuar në OSBE

Tensionet në Ballkan/ Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron: Aleanca e NATO-s është e bashkuar
