BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Samiti në Salzburg, BE refuzon propozimin britanik për Brexit

Samiti në Salzburg, BE refuzon propozimin britanik për Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka refuzuar dje në samitin e Salzburgut planin e Brexit të prezantuar nga kryeministrja Theresa May, duke paralajmëruar për prishje të negociatave nëse Britania nuk gjen një zgjidhje për kufirin irlandez deri në tetor. Kryeministrja britanike kishte tentuar të ruante dinjitetin duke thënë se vendi i saj ishte përgatitur dhe për një skenar pa marrëveshje, por qasja e saj u refuzua njëzëri nga liderët evropianë, ndërsa dhe presidenti francez Emmanuel Macron hodhi tej frazat e përmbajtura duke i quajtur mbështetësit e Brexit “gënjeshtarë”.  “Ata që thonë se ne mund të jetojmë pa Evropën, dhe se gjithçka do të jetë mirë dhe do të çojmë shumë para në shtëpi, janë gënjeshtarë. Kjo është më shumë e vërtetë për ata që u larguan një ditë më vonë për të mos u marrë fare me të”, tha Macron duke iu referuar ndarjes. Presidenti i Këshillit, Donald Tusk tha se forma aktuale e propozimit britanik nuk funksionon, dhe shtoi se dëshironte të kishte bisedime më të suksesshme në samitin e jashtëzakonshëm të nëntorit. “Por kjo nuk do të ndodhë nëse qeveria britanike nuk zbaton përkushtimin e saj për një zgjidhje të qartë e precize mbi evitimin e ndarjes së ashpër kufitare në Irlandë”, tha Tusk, duke iu referuar kufirit të Irlandës që është brenda BE, dhe Irlandës së Veriut që është pjesë e Britanisë.

 Merkel: Keni shumë punë për të bërë

Ndërsa kancelarja gjermane tha pika kryesore e diskutimeve me Britaninë ishte tregu i përbashkët evropian dhe jo kufiri i Irlandës. “Brexit nuk mund të funksionojë pa asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, por ka disa standarde dhe një prej tyre është se nuk mund të jeni pjesë e tregut të përbashkët nëse nuk jeni në BE por mund të përdorim ide praktike për të ruajtur marrëdhënie të ngushta”, tha Merkel, duke shtuar se dëshiron që bisedimet të vazhdojnë në atmosferë të mirë. Ashtu si Donald Tusk, Merkel kërkoi që marrëveshja të finalizohet në nëntor, ose ndryshe Britania rrezikon të mbetet jashtë bllokut pa lidhje me të. "Ne mund të gjejmë zgjidhje praktike por parimet e tregut të përbashkët duhet të respektohen. Unë i kuptoj referencat për integritetin e tregut të përbashkët prandaj dhe propozimi ynë ka këtë prioritet”, tha ajo.

Afati final i 17-18 nëntorit

Afati final i 17 e 18 nëntorit për çështjen Irlandeze është një kërcënim serioz për kryeministren May, e cila i kishte thënë me herët kryeministrit irlandez Leo Varadkar, se nuk beson se deri në tetor të jetë e mundur që qeveria e saj dhe BE të gjejnë një kompromis për çështjen. BE ka propozuar që Irlanda e Veriut të mbetet në tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor evropian, ndërsa pjesa tjetër e Britanisë të tërhiqet. Por kryeministrja insiston se një plan i tillë do të shpërbënte ekonomikisht Mbretërinë e Bashkuar. Donald Tusk kritikoi gjithashtu idenë britanike që Londra të ketë rregulla të njëjta për mallrat e BE dhe të përfitojë nga marrëveshjet e përbashkëta doganore. May ka thënë se propozimet e saj janë mënyra “e vetme serioze dhe kredibile” për të anashkaluar një kufi më të ashpër në Irlandën Veriore. Duke iu përgjigjur deklaratave të Tusk, ajo ka thënë: “Po, shqetësimet janë në rritur dhe dua ta di çfarë janë ato. E di që ende ka shumë punë për të bërë, mirëpo Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur edhe për një Brexit pa marrëveshje”.

Andi Lamko