Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sanksionet nga Washington/ Kina reagon ashpër: SHBA të korrigjojë gabimin!

Postuar: 22/09/2018 - 08:48

Përplasja mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar tashmë në një fazë tjetër. Uashingtoni vendosi të aplikojë sanksione ndaj departamentit kinez për zhvillimin e pajisjeve.

Kjo për arsye se, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë që Kina ka blerë avionë luftarakë nga Rusia si dhe raketa tokë-ajër. Këto sanksione do të thonë se, kjo agjencia dhe kreu i saj do ta kenë të pamundur të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çdo aset në tokën amerikane do të ngrijë.

Pekini zyrtar i është përgjigjur kësaj lëvizje duke deklaruar se do të reagojë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, këto sanksione janë jo të arsyeshme. Pekini ka çuar një protestë zyrtare ndaj qeverisë amerikane.

“Sanksionet amerikane kanë shkelur parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe kanë cenuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy ushtrive”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme kineze.

“Ne i bëjmë apel të menjëhershëm shteteve të bashkuara të Amerikës që të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të tërhiqen nga të ashtuquajturat sanksione, përndryshe do të duhet të marrin përsipër pasojat”, kërcënon Pekini zyrtar.

Edhe Kremlini ka reaguar duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara vetëm sa po krijojnë pasiguri në botë.

“Do të ishte mirë për ta që të çonin ndërmend faktin se ekziston një koncept si stabiliteti global”,tha Ministri i Jashtëm i Rusisë  me  ironi në lidhje me këtë çështje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 20:09

Udhëheqësja e njësisë administrative autonome kineze Hong Kong, Carrie Lam, është detyruar të tërhiet sot para protestave gati një-javore popullore, duke anulluar ligjin e kontestuar të ekstradimeve që shtonte pusht

Postuar: 15/06/2019 - 20:01

Qeveria italiane ka kaluar dekretin e ri të sigurisë sipas të cilit grupet jo-qeveritare dhe ba

Postuar: 15/06/2019 - 19:27

Nicole Scherzinger tërhoqi të gjithë vëmendjen dje me figurën e saj të tonifikuar gjatë pushime

Postuar: 15/06/2019 - 18:28

Dielli ka një ”personalitet” të dyfishtë pasi fusha e jashtme magnetike e tij ndjek

Postuar: 15/06/2019 - 18:24

E njohura zyrtarisht si ngjala ujk (Anarrhichthys ocellatus) eshte nje specie e peshqve ujk (An

Postuar: 15/06/2019 - 16:39

Tre oficerë të policisë së New York kanë vdekur nga vetëvrasja në më pak se 10 ditë, në një ten

Postuar: 15/06/2019 - 16:32

Një numër rekord prej shtatë milionë njerëzish përballen me krizë të rëndë në Sudanin e Jugut m