Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sarkozi në gjyq lidhur me fushatën presidenciale të 2012

Postuar: 18/05/2019 - 14:38

Në Francë Gjykata Kushtetuese hapi rrugën që ish-presidenti Nicolas Sarkozy të gjykohet për financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij të dështuar për t’u rizgjedhur, në vitin 2012.
 
Sarkozi e kishte apeluar vendimin në këtë gjykatë, duke iu referuar atij që njihet si parimi i “rrezikut të dyfishtë”, pasi ai ishte dënuar në vitin 2013 dhe ishte urdhëruar të paguante një shumë prej 360 mijë eurosh për shkelje të rregullave mbi financimin e fushatës.
 
Por të premten, gjykata vendosi se dënimi për të cilin zoti Sarkozi ishte urdhëruar të paguante një shumë parash në vitin 2013-të, kishte të bënte me një tjetër shkelje.
 
Rasti tani varet nga gjykata më e lartë e apelit në vend (Cour de Cassation) ku zoti Sarkozi, ka paraqitur një ankim tjetër. Nëse edhe ky ankim refuzohet, çështja do t’u kthehet prokurorëve, të cilët do të vendosin nëse ai duhet të gjykohet apo jo.
 
Nëse po, 64 vjeçari Nicolas Sarkozi do të ishte presidenti i parë francez në bankën e të akuzuarve që nga koha e Jacques Chirac, paraardhësi i tij që drejtoi vendin nga 1995 deri në 2007.
 
Në vitin 2011 Jacques Chirac u dënua për keqpërdorim të fondeve publike dhe iu dha një dënim me kusht.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri, ka njoftuar Sekretari për Siguri i Rusisë, Nikolai Patrushev.
 

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen

Postuar: 25/06/2019 - 15:43

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar përballjen e botës me një “aparteid” të shkak

Postuar: 25/06/2019 - 15:33

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në këtë dhomë pas një

Postuar: 25/06/2019 - 15:30

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të martën se sanksionet e reja të SHBA kundër zyrtarëve t