Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sean Penn në Stamboll, do xhirojë film për gazetarin e vrarë saudit

Postuar: 06/12/2018 - 15:23

Në Turqi ka mbërritur sot aktori i njohur amerikan Sean Penn, i cili do të fillojë xhirimet për një dokumentar mbi vrasjen macabre tw gazetarit dissident saudit Jamal Khashoggi nw konsullatwn saudite nw Stamboll.
 
Penn është shfaqur para konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll me një ekip prej dhjetë vetash mes të cilëve edhe truproja të tij. Mediat transmetuan një video që tregon Pennin me kostum të zi duke biseduar me një kameraman para gardhit të policisë turke që pengon hyrjen në konsullatë.
 
Nuk dihet nëse 58-vjeccari, fitues i dy çmimeve Oscar, ka të dhëna për eleminmimin e gazetarit saudit, por ai është i njohur për pikëpamje dhe iniciativa që vendet e tjera i konsiderojnë të diskutueshme.
 
Gazetari saudit Jamal Khashoggi, kritik i hapur i princit të kurorës të Arabisë Saudite, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor. Ai shkoi për të kërkuar dokumentet për martesë me një shtetase turke. Trupi i 59-vjeçarit ende nuk është gjetur, pavarësisht nga kërkimet e konsullatës dhe vendeve të tjera.
 
Vrasje e gazetarit te “Washington Post” shkaktoi pakënaqësinë e komunitetit ndërkombëtar. Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës. Të gjitha dyshimet e hedhura kryesisht nga senatorët e Shba, sipas një raporti të fundit tw CIA-s,  bien mbi princin e Kurorës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 20:16

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën këngëtarit të muzikës popullore nga Serbia, Saban Sauliq.
 

Postuar: 17/02/2019 - 07:44

Në zhvillimet e djeshme të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Munih, zëvendës-presidenti am

Postuar: 16/02/2019 - 22:25

Protestuesit e Jelekëve të Berdhë në Paris pikasën sot në rrugë të ashtuquajturit mendimtar heb

Postuar: 16/02/2019 - 22:11

Gjykata e apelit në Fujairah të Emirateve të Bashkaura Arabe, shqyrtoi sot rastin e një gruaje

Postuar: 16/02/2019 - 22:02

Një përdorues drogash i cili i injektoi një dozë fatale heroine të dashurës së tij dhe më pas f

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësino

Postuar: 16/02/2019 - 19:07

Një ish-inxhinier i lartë i Coca-Cola është paditur dje në Tennessee të SHBA për vjedhje të sek