BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nis vizitën në tre vendet afrikane, zbardhet arsyeja

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nis vizitën në tre vendet

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Afrikën e Jugut, çka shënoi fazën e parë të turneut të tij në tre vende afrikane.

Krahas Afrikës së Jugut, zoti Blinken do të vizitojë gjithashtu edhe Republikën Demokratike të Kongos si dhe Ruandën.

Zoti Blinken pritet të mbajë një fjalim në Afrikën e Jugut të hënën lidhur me strategjinë e SHBA-ve ndaj Afrikës nën-Sahariane. Ndryshimet klimatike, tregtia, shëndeti dhe pasiguria ushqimore do të jenë tema të diskutimit.

Në Republikën Demokratike të Kongos, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thonë se zoti Blinken do të punojë për të ulur tensionet mes Kongos dhe Ruandës. Kongo ka akuzuar fqinjin e saj për mbështetje të grupit të armatosur M23, një akuzë që Kigali e ka hedhur poshtë.

Sipas Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Ruandë, zoti Blinken do të ngrejë çështjen e “ndalimit të padrejtë” të banorit të përhershëm të SHBA-ve, Paul Rusesabagina. Veprimet e zotit Rusesabagina ndihmuan në shpëtimin e qindra jetëve gjatë gjenocidit të vitit 1994 dhe frymëzuan filmin Hotel Ruanda.

Vizita e zotit Blinken vjen vetëm disa ditë pasi diplomati i lartë rus, Sergey Lavrov, përfundoi turneun e tij në kontinent, ku i doli në mbrojtje sulmit rus në Ukrainë dhe fajësoi sanksionet perëndimore për rritjen e kostos së karburantit dhe çmimit të produkteve ushqimore në Afrikë. Por Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar sulmin rus për rritjen e çmimeve.

Analistët politikë thonë se Afrika është kthyer sërish në një fushë beteje për ndikim dhe ideologji ndërsa kanë kaluar dekada nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Ky është udhëtimi i dytë i zotit Blinken në Afrikë në cilësinë e sekretarit të Shteti. Ai vizitoi në nëntor të vitit të shkoi Nigerinë, Senegalin dhe Kenian./ VOA