
Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO ngre alarmin: Kina po kërcënon Evropën

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite zyrtare në Japoni vuri theksin dhe një herë në kërcënimin e Kinës. “Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë” u shpreh ai. Edhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak i Pekinit me Moskën, e shqetëson zyrtarin e lartë të NATO-s. “Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha Stoltenberg. Por më pas ai theksoi se megjithëse ekzistojnë këto sfida Kina nuk është konsideruar asnjëherë si armike e NATO-s. "Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne s’duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera", u shpreh ai. Ai kritikoi ashpër Kinën për "arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit". Sipas tij Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar. Pas deklaratave të Stolenbergut ka reaguar Kina e cila i ka quajtur të ekzagjëruara pretendimet e këtij të fundit në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.
Më të lexuarat


"Pasojat do të jenë monstruoze", ish-presidenti kërcënon ndërkombëtarët pas urdhër-arrestit për Putinin

Putin viziton Mariupolin, zyrtari ukrainas e krahason me Hitlerin: Aty kuptoi edhe ai që kishte humbur

Protestat “djegin” presidentin Macron, mocioni i mosbesimit rrezikon ta rrëzojë nga pushteti

A po nxit Donald Trump trazira? Ja pse ish-presidenti i SHBA tha se mund të arrestohet të martën

Çfarë fshihet pas vizitës së Putin në Mariupol? ish-oficeri i inteligjencës 'zbërthen' mesazhet që përcolli presidenti rus

Putin drejt burgut! Nëse shkel në këtë vend europian, përfundon në pranga

VIDEO/ Vladimir Putin në timon, ‘sfidon’ Zelenskin, bën xhiro në rrugët e Mariupol-it të shkatërruar

Përshkallëzohen tensionet/ Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit, SHBA dhe Koreja e Jugut nuk i ndalin stërvitjet

Bota në krizë buke, zyrtari ukrainas publikon “provat”: Rusia derdhi 20 tonë grurë ukrainas në rrugët e Mariupolit (VIDEO)

Tragjike/ 16-vjeçari humbet kontrollin e makinës, përplas për vdekje 5 fëmijë
