BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Sekretari i Sigurisë Kombëtare ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Kufijtë nuk mjaftojnë më për të mbrojtur SHBA-në

Sekretari i Sigurisë Kombëtare ngre alarmin dhe bën

Megjithëse sulmi NotPetya mund të mos ketë patur qëllimisht në objektiv Shtetet e Bashkuara, vende si Rusia dhe Kina kanë nxjerrë mësime me shpejtësi.

“Ata që duan të na dëmtojnë shfrytëzojnë natyrën e hapur të botës tonë moderne”, tha zoti Mayorkas. “E bëjnë këtë nëpërmjet tregtisë dhe investimeve, nëpërmjet teknologjive që zhvillohen me shpejtësi të cilat na lidhin me njëri-tjetrin, si dhe nëpërmjet përhapjes së informacionit nëpër botë me vetëm një klikim”.

Sekretari Mayorkas identifikoi Rusinë dhe Kinën si vendet me rrezikun më të madh, duke paralajmëruar se të dyja këto vende disponojnë një mori mjetesh dhe vullnetin politik për t’i bërë dëm Shteteve të Bashkuara.

Kina, tha Sekretari Mayorkas, është “duke shfrytëzuar instrumentat e fuqisë kombëtare për të dëmtuar sigurinë e infrastrukturës sonë jetike, për të fituar qasje tek teknologjia dhe tek të dhënat tona, për të sulmuar të drejtat e njeriut dhe për të dobësuar bizneset dhe punonjësit amerikanë”.

As Rusia dhe as Kina nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Por paralajmërimi nga zyrtari më i lartë i Sigurisë Kombëtare të Uashingtonit u bën jehonë paralajmërimeve të ngjashme nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës amerikane në ditët dhe javët e fundit.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i tha një audience në Universitetin e Miçiganit javën e kaluar se Kina “ka një program hakerimi më të madh se të gjitha vendet e tjetra të mëdha të marra së bashku” dhe se “qeveria kineze ka vjedhur më shumë të dhëna personale dhe të korporatave amerikane sesa të çdo vendi tjetër”.

Javën e kaluar, drejtorja amerikane e zbulimit kombëtar Avril Haines i tha Forumit të Mbrojtjes Kombëtare se amerikanët duhet të shqetësohen për përdorimin e aplikacioneve kineze të mediave sociale, si TikTok.

“Është e jashtëzakonshme shkalla në të cilën Kina në veçanti, por jo vetëm, po zhvillon struktura për mbledhjen e të dhënave të huaja dhe për t’i përdorur ato më pas për të vënë në shënjestër audiencën për fushata informacioni apo për gjëra të tjera”, tha zonja Haines.

Zyrtarë të tjerë të lartë kibernetikë të SHBA-së kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen ndaj rreziqeve që paraqesin hakerët iranianë dhe koreano-veriorë, të cilët ndonjëherë punojnë me urdhër të qeverive të tyre përkatëse, për të shkaktuar dëme në SHBA.

Koreja e Veriut ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në sulmet kibernetike kundër kompanive dhe organizatave amerikane. Irani nuk i është përgjigjur kërkesave të mëparshme të Zërit të Amerikës për koment mbi akuzat.

Zoti Mayorkas, megjithatë, paralajmëroi se aftësia e kundërshtarëve të SHBA-së për të kapërcyer kufijtë shtrihet përtej sferës kibernetike, me agjenci të ndryshme të sigurisë kombëtare “që po zhvillojnë luftë kundër organizatave kriminale transnacionale në një shkallë të paprecedentë”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për kontroll më të sofistikuar të pasagjerëve në aeroporte, duke përmendur kërcënime gjithnjë e më dinamike dhe komplekse nga grupet terroriste të huaja dhe vendase.

Zoti Mayorkas tha se shqetësimet e tjera kryesore përfshijnë “gravitetin dhe shpeshtësinë” e ngjarjeve ekstreme të motit në Shtetet e Bashkuara dhe një sistemi imigracioni me shumë probleme.

“Ajo që po përjetojmë sot në kufi është e veçantë për faktin se nuk është diçka ekskluzive për kufirin tonë jugor,” tha ai. “Ne po shohim migrim që është i paprecedentë në shtrirje … në mbarë botën,” shtoi ai./VOA

Më të lexuarat