
Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Sëmundja e rrallë që shqetëson botën, OBSH ngre alarmin: Në këtë periudhë do të kemi rritje të rasteve me linë e majmunit

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Maj 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë, të ashtuquajtur lia e majmunëve, për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.
“Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, ka thënë drejtori i OBSH-ë për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate.
Më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani.
Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
Lia e majmunëve, më e zakonshme në perëndim dhe qendër të Afrikës, shkakton sëmurje të lehtë, të karakterizuar me temperaturë dhe gunga në trup.
I identifikuar fillimisht në majmunë, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës.
Shkencëtarët nuk presin shpërthim sikurse të koronavirusit, sepse ky virus nuk përhapet lehtë sikurse SARS-COV-2.
OBSH ka thënë se rastet e fundit janë të pazakonshme, sepse pothuajse të gjithë individët e prekur nga virusi, nuk kanë pasur histori të udhëtimit në zonat ku lia e majmunëve është endemike, por edhe për shkakun se rastet janë duke u identifikuar te burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.
Në Britani, ku janë konfirmuar 20 raste, shërbimet shëndetësore kanë thënë se shumica e të infektuarve janë burra homoseksualë apo biseksualë.
Edhe 14 rastet e identifikuara në Portugali kanë qenë të lidhura me burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra tjerë.
Fabian Leendertz nga Instituti Robert Koch në Gjermani e ka përshkruar shpërthimi si epidemi, mirëpo ka thënë se ajo do të izolohet përmes gjurmimit të kontakteve dhe trajtimit me ilaçe.
Lia e majmunëve zakonisht raportohet në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.
Ajo konsiderohet endemi në Republikën Demokratike të Kongos, ku është identifikuar për herë të parë në njerëz më 1970.
Më të lexuarat


“Parashikohet rritje e infektimeve në dimër”/ BioNTech dhe Pfizer marrin vendimin e papritur

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, e pëson gazetarja ruse, dënohet përsëri

Shkencëtarët bëjnë zbulimin tronditës, tregojnë se kur mund të vijë fundi i botës

Ngjarje e rëndë, përmbyset varka në Mesdhe, 6 emigrantë humbin jetën (Detajet)

Tensionohet situata mes Kinës dhe SHBA, reagon i shqetësuar Biden

Bisedimet bërthamore me Iranin, BE-ja merr vendimin e papritur

Video/ Shkencëtarët ngrenë alarmin: Dita po zgjatet dhe nuk e dimë pse po ndodh, në të ardhmen...

Lufta në Ukrainë/ Publikohet raporti i fundit: Ushtria ruse mund të degradojë nëse kufizohen...

Kriza e gazit/ Qeveria gjermane paralajmëron muaj të vështirë, Scholz i jep goditjen e fortë Rusisë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky paralajmëron Rusinë: Braktisim bisedimet nëse Putin...
