Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Serbia në pritje të Merkel, mediat vlerësim supersticioz: Ngjyrat e xhaketës së saj jo të rastësishme, ja mesazhet që fshihen pas tyre

Serbia në pritje të Merkel, mediat vlerësim supersticioz: Ngjyrat e xhaketës së saj jo të rastësishme, ja mesazhet që fshihen pas tyre

Postuar: 08/07/2015 - 17:12

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot po realizon turneun e saj në dy shtetet e Ballkanit, Shqipëri e Serbi. Por, ende pa dal me ndonjë qëndrim lidhur me këto vizita, mediat serbe i kanë bërë një vlerësim supersticioz, duke analizuar ndikimin e veshjes së saj me disponim.
 
“Kushtoni vëmendje ngjyrave të xhaketës së saj, sepse zgjedhja nuk është e rastësishme”, nis një shkrim në B92.
 
Stilin e veshjes së Angela Merkel, madje e ka komentuar edhe i famshmi Karl Lagerfeld, i cili e ka quajtur “ok”. Pantallonat e drejtë deri në fund të këmbëve, xhaketa e zgjatur me xhepa që mbërthehet me tri pulla. Flokët e shkurta, aksesorët diskret, makijazhi që nuk bie shumë në sy dhe këpucët e rrafshëta, janë ato që e karakterizojnë kancelaren gjermane.
 
Por, interesant është fakti se Merkel, sipas këtij shkrimi, ndërron ngjyrën e xhaketës, varësisht nga vendi ku shkon, dhe me kë atë ditë do të takohet dhe çfarë do të bisedojë me atë. Ngjyra e purpurtë dhe vjollcë janë për takime më pak formale, ku nuk trajtohen çështje serioze.
 
Ngjyrën bezhë dhe të bardhë, e veshë vetëm atëherë kur dëshiron të përcjellë mesazh të paqes, e kaltra kur duhet të veprojë me seriozitet, por jo shumë strikt sikurse me ngjyrë të zezë, derisa ngjyra e gjelbër tregon optimizëm, por edhe qetësi dhe ekuilibrim, shkruan “Mondo”.
 
Besoni apo jo, modelin e xhaketës së saj të famshme e ka shpikur dizajnerja Betina Sonbek, e cila e ka qepur në më shumë se 90 nuanca, në mënyrë që t'i përshtatet çdo rasti. Por, cilën ngjyrë do ta zgjedhë me rastin e ardhjes në Beograd mbetet të shihet…
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 09:56

Të gjithëve na ka ndodhur që të gënjejmë të paktë një herë në jetë për të shpëtuar nga një situatë e sikletshme dhe e kemi justifikuar veten me idenë se ishte thjesht një gënjeshtër e bardhë.

Postuar: 15/11/2019 - 09:43

Në Kaliforni një nxënës i një shkolle të mesme, i veshur me të zeza,  ka vrarë me armë zjarr

Postuar: 15/11/2019 - 07:33

Komisioni Europian ka nisur një procedurë kundër Britanisë së Madhe për dështimin e emërimit të n

Postuar: 15/11/2019 - 07:24

Kryetarja e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan Nancy Pelosi tha dje se Presidenti Donald Trump

Postuar: 14/11/2019 - 20:25

Rusia ka ofruar kohët e fundit pamje të testeve të rezistencës për mjetet saj ushtarake ndaj ef

Postuar: 14/11/2019 - 19:43

Një yll është pikasur së fundmi duke lëvizur me shpejtësi marramendëse përmes universit, pasi u

Postuar: 14/11/2019 - 18:07

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.2 i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në