Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA/ Demokratët fitojnë shumicën në Kongres, republikanët ruajnë kontrollin në Senat

Postuar: 08/11/2018 - 07:30

Vota e mesmandatit në SHBA, e cila konsiderohet si një test për dy vjetët e presidencës së Donald Trump, i ka hequr republikanëve të tij shumicën në Kongres, ndërsa kanë mbajtur kontrollin e Senatit. Zgjedhjet vinin në lojë të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 karriget e Senatit amerikan, së bashku me 39 poste guvernatorësh në 36 shtete dhe tre territore të jashtme të SHBA. Votuesit amerikanë ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi. Kryetarja e re demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë duke thënë se është një ditë e re për Amerikën dhe se Kongresi do të veprojë si kundërpeshë ndaj Shtëpisë së Bardhë. “Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo. Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse e padiskutueshme kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Trump: Sukses i jashtëzakonshëm në zgjedhje

Por presidenti Donald Trump gjithsesi ka lavdëruar dje atë që quajti "sukses i jashtëzakonshëm" i republikanëve në zgjedhjet e të martës. Trump tha se rezultati "sfidoi historinë" pasi partia në pushtet zakonisht nuk fiton vende në zgjedhjet e mesmandatit. Trump ofroi gjithashtu një “degë ulliri” për demokratët, duke propozuar që të dy palët të punojnë së bashku në prioritetet legjislative. Shumë Republikanë që i humbën ulëset vinin nga vende gjysmë urbane, të cilët mundoheshin distancoheshin nga Trump dhe retorika e tij, por kjo nuk i ndihmoi. Pas tyre mbetet një grup i dominuar nga konservatorët që vijnë nga zonat rurale, të cilët e përkrahin së tepërmi Trump. Humbja e kontrollit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet ta lërë Partinë Republikane me një qasje edhe më konservatore me më tepër varësi në presidentin Trump, e pajtueshmëri ndaj retorikës së tij provokuese dhe agjendës radikale. Ndonëse disa Republikanë mund ta fajësojnë Trump për humbjet e së martës, ka pak gjasa që ata të rebelohen, veçanërisht pas faktit se partia e tyre e ruajti kontrollin në Senat. Gjatë dy viteve të kaluara, Trump ka treguar pak shenja të tërheqjes nga taktika e tij dhe duket se nuk synon të bëhet më i matur. Ai është i vetëdijshëm se ai mbetet padiskutueshëm figura më e popullarizuar në partinë e vet.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 17:48

Zëdhënsi i ministrisë së jashtme turke Hami Aksoy, tha sot në lidhje me rritjen e bashkëpunimit me grupin amerikan Exxon Mobil se Turqia do të nisë operacionet e saj në zonën ekskluzive të Qipros së Veriut.

Postuar: 19/11/2018 - 17:29

Raporti i vitit 2018 nga WorldRiskReport tha sot se luftërat, konfliktet dhe katastrofat natyro

Postuar: 19/11/2018 - 16:54

Ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt është takuar sot në Teheran me homologun e tij Mohammad

Postuar: 19/11/2018 - 16:19

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka dënuar sot komentet e presidentit amerikan Donald Trum

Postuar: 19/11/2018 - 16:17

Drejtuesi i prodhuesve japonezë të makinave Nissan, Carlos Ghosn është arrestuar sot për preten

Postuar: 19/11/2018 - 16:09

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka akuzuar William H.