BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Bota

SHBA dhe aleatët mobilizohen kundër Moskës, marrin masa për të ndaluar dezinformimin rus, reagojnë Kremlini e Kina

SHBA dhe aleatët mobilizohen kundër Moskës, marrin masa për

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve industrialiste më të fuqishme, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, janë në një takim në Londër, që do t’i paraprijë samitit të G7. Ky samit do të mbahet në muajin qershor dhe do të organizohet nga Britania. Në një intervistë për agjencinë Reuters, zoti Blinken tha se grupi i G7-ës do të analizojë një propozim për të krijuar një mekanizëm të reagimit të shpejtë për t’iu kundërvënë “propagandës” dhe dezinformimit rus. Dominic Raab, Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme Komunuelthit dhe Zhvillimit për Britaninë, pak përpara takimit me ministrat e Jashtëm tha se Britania është duke mbledhur G7 për t’i bashkuar në mbështetje të një mekanizmi të përgjigjes së shpejtë ndaj dezinformimit rus. "Kur shohim gënjeshtra e propagandë të tillë në qarkullim të përgjigjemi, jo në mënyrë individiale, por së bashku duke prezantuar të vërtetën si për popullatën tonë, ashtu edhe për njerëzit në mbarë botën, në Rusi, Kinë e kudo”, tha ai. Duke iu referuar raportimeve të zyrtarëve amerikanë, europianë dhe britanikë, Rusia dhe Kina janë duke ndjekur një politikë që përpiqet që të nxisë mosbesim kundrejt perëndimit. Për të arritur në një përfundim të tillë, Rusia dhe Kina janë duke përhapur dezinformata për zgjedhjet si dhe gënjeshtra për vaksinat kundër koronavirusi. Gjithësi të tilla akuza janë hedhur poshtë nga Rusia, madje ministria e Jashtme ruse ka bërë një deklaratë ku i ka quajtur vendet perëndimore si të kalbura në thelb. "Ka ardhur koha të pyesim përse këto vende që janë të kalbura në thelb nga propaganda dhe që e kanë përdorur propagandën më shumë se një herë për të justifikuar rrëzimin e qeverive të ndryshme, na akuzojnë ne për mëkatet e tyre”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Reagimet

Nga ana tjetër edhe Kina ka reaguar kundër reagimeve të ministrit Raab duke e konsideruar si një shtet bullues dhe se udhëheqësit e tij kanë një mentalitet pas-perandorak që i bën të ndjehen se kanë të drejtën të sillen si policët e botës. Në deklaratat vijuese, sekretari britanik Raab e ka vlerësuar Rusinë si kërcënimin më të madh të sigurisë, megjithëse e konsideron Kinën si sfidën më të madhe afatgjatë në aspektin ushtarak, ekonomik e teknologjik. Rusia dhe Kina, së bashku me të tjera tema si pandemia dhe ndryshimet klimatike do të diskutohen në Samitin e G7-ës. Irani dhe Koreja e Veriut, programet bërthamore të të cilave kanë qenë në qendër të negociatave viteve të fundit, do të diskutohen në një darkë pune të hënën në mbrëmje. Takimet e sekretarit Blinken të hënën përfshinë bisedime me ministrin e Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi, ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut Chung Eui-yong, ministrin e Jashtëm të Bruneit II Dato Eryëan Yusof, ministrin Indian të Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishanka dhe sekretarin e Jashtëm Britanik Dominic Raab. Departamenti amerikan i Shtetit tha se takimet e kësaj jave do të ishin një shans për të diskutuar "avancimin e rritjes ekonomike, të drejtat e njeriut, sigurinë ushqimore, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave".Përveç Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, G-7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Australia, India, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe Brunei gjithashtu po marrin pjesë në bisedimet e kësaj jave.

Pas takimeve të G-7, sekretari Blinken do të udhëtojë në Ukrainë për t'u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në një deklaratë se sekretari Blinken do të ritheksojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Më të lexuarat