BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

SHBA dhe BE kërkojnë zgjedhje të reja në veri, nuk “binden” Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës, ja kushtet që kanë vendosur

SHBA dhe BE kërkojnë zgjedhje të reja në veri, nuk

Pas tensioneve në veri, opsioni i mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat, është propozuar nga vetë ndërkombëtarët. Ato shihen si metodë që për ç’tensionimin e situatës që ka përshkallëzuar në veri të Kosovës, pasi marrja e zgjedhjeve nga kryetarët shqiptarë nga rezultati i 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira të mëdha që prej 26 majit. Mirëpo, edhe Qeveria e Kosovës, po kështu edhe Lista Serbe kanë vendosur kushtet e tyre. Forca më e madhe politike e serbëve në Kosovë kërkon tërheqjen e forcave speciale të policisë nga zonat veriore dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Partia e mbështetur nga Beogradi i bojkotoi zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposavic, dhe nuk i njeh kryetarët e rinj të dalë prej tyre. Duke folur për tensionet, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që Serbia i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale. Më tej, përmendi dhe nevojën për lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë: “Sundimi i ligjit është parakusht i zgjedhjeve të lira e demokratike, së bashku me fushatë zgjedhore të hapur dhe ferr. Grupet kriminale dhe ekstremiste duhet ose të arrestohen për sulmet e tyre, ose le të ikin në Serbi, prej nga edhe kanë ardhur jo pak prej tyre”. Në zgjedhjet e reja në 4 komunat, që u konsideruan “vatra lufte”, do të duhej të sigurohej pjesëmarrja e serbëve si votues dhe si kandidatë.