Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SHBA heq taksat e çelikut dhe aluminit për Kanadanë

Postuar: 18/05/2019 - 14:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje me Kanadanë për largimin e taksave për importimin e çelikut dhe aluminit. Ky ndryshim pritet ta sjellë miratimin e një marrëveshjeje të re tregtare mes shteteve të Amerikës Veriore.
 
Përmes një deklarate të përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja njoftuan se taksa prej 25 për qind për çelikun dhe taksa prej 10 për qind për aluminin do të hiqen në 48 orët e ardhshme. Pritet që ShBA-ja ta nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme edhe me Meksikën.
 
Këto taksa ishin vendosur vitin e kaluar. Autoritetet amerikane kishin deklaruar se arsye për zbatimin e tyre është siguria kombëtare.
 
Sipas marrëveshjes së re, shtetet nuk kanë kufizime për sasinë e çelikut dhe aluminit që e blejnë nga shtetet tjera.
 
Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja do të vazhdojnë ta përcjellin importin e këtyre metaleve dhe nëse njëri shtet blen sasi të jashtëzakonshme, vendi tjetër mund të kërkojë bisedime dhe ka mundësi që taksat të rikthehen.
 
Edhe Kanadaja ka njoftuar se do t’i largojë taksat për çelikun dhe aluminin e importuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin vendosur si kundërpërgjigje ndaj vendimit të amerikanëve, shkruan “BBC”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.